top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NË PRISHTINË U MBAJT SOT (20.12.2024) SEANCA E PËRBASHKËT PLENARE MES KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 20, 2024
  • 1 min read

Prishtinë, Kosovë | Në Prishtinë u mbajt sot (20.12.2024) seanca e përbashkët plenare mes Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës.

 

Takimin e hapi kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili, u shpreh se kjo është seanca e parë që mbahet në Prishtinë si bashkim mes dy kuvendeve.

 

Ai ftoi të pranishmit të ngrihen në këmbë për ekzekutimin e dy himneve kombëtare.

 

Në sallën plenare janë të pranishme kabinetet qeveritare të dy vendeve si dhe deputetët e grupeve parlamentarë të dy shteteve.

 

Seancën e drejtoi kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe kryeparlamentarja Elisa Spiropali, të cilët, mbajtën fjalën e hapjes.

 

Mbledhja kuvendore u përshëndet edhe nga dy kryeministrat, kryeministri Edi Rama dhe kryeministri Albin Kurti.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page