top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

NË RRUGËN “BAKALLI” U ARRESTUA JASHAR SHIMA: TREGTAR ME PAKICË I KOKAINËS DHE I HASHASHIT | HASHASHIN E KISHTE FSHEHUR BRENDA NJË FUÇIE: FILLUAN HETIMET INTENSIVE PËR TË ZBULUAR BASHKËPUNËTORËT E TIJ.

Fshati Mëzez, Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Jashar Shima, me moshë 28 vjeç.

 

Arrestimi i tij u krye në rrugën “Bakalli”.

Ai akuzohet se është tregtar droge.

 

Gjatë kontrollit fizik por dhe gjatë kontrollit që u krye në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal doza të lëndës së dyshuar narkotike kokainë dhe rreth tetëqind (800) gramë bimë e dyshuar hashashi (cannabis sativa).


Njoftim | Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se në rrugën “Bakalli”, një shtetas shiste doza kokaine, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Rrugica”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi J. Sh., 28 vjeç, banues në Tiranë.

 

Në rrugën “Bakalli”, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë për kapjen e shtetasit J. Sh., i cili sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, ka shpërbërë një dozë lënde të dyshuar narkotike kokainë.

 

Gjatë kontrollit fizik ndaj 28-vjeçarit dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur doza të lëndës së dyshuar narkotike kokainë dhe rreth 800 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, që dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen.

 

Vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

 

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page