NË SARANDË DHE NË DELVINË U NDALUAN: BLEDAR HADERI; GELBERT KOSHI; DHURIM LOGLI; MARKELIAN ALINANI; ORGES KALO | AKUZOHEN PËR GRUP TË STRUKTURUAR KRIMINAL.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 4
- 1 min read

Sarandë, Shqipëri | Strukturat e Posaçme të Policisë së Shtetit ndërmorën një aksion anti-drogë në jug të Shqipërisë dhe shoqëruan disa veta, në kuadër të ekzekutimit të 10 masave të sigurimit vetjak të lëshuara kundër pjesëtarëve të një grupi të strukturuar kriminal, të cilin, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) e ka hetuar qysh prej vitit 2020.
Në Sarandë u ndaluan:
1- Z. Bledar Haderi, subjekt me precedentë penalë, me masë sigurimi “Arrest në burg”.
2- Z. Gelbert Koshi, me masë sigurimi “Arrest në shtëpi”.
3- Z. Dhurim Logli, me masë sigurimi “Detyrim për t’u paraqitur në polici gjyqësore”.
Në Delvinë u ndaluan:
1- Z. Markelian Alinani, trajner i ekipit “Bistrica”, me precedentë të shumtë penalë.
2- Z. Orges Kalo.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments