top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NË TIRANË U MBAJT NJË MBLEDHJE QYTETARE PUBLIKE KU U KËRKUA DREJTËSI PENALE DHE CIVILE PËR STUDENTEN KLAUDIA LATA | MBETI VIKTIMË E AKIDENTIT HEKURUDHOR NË LARISA TË GREQISË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 28
  • 1 min read

Larisë, Greqi | Në aksidentin hekurudhor të ndodhur në larisë mes shumë viktimave ishte edhe znjsh. Klaudia Lata.

 

Halla e saj, znj. Qamile Shurdhi kërkon drejtësi penale për mbesën e saj, znjsh. Klaudia Lata, e cila, vdiq nga përplasja e trenave pranë Larisës në Greqi.

 

Në këtë 28 shkurt të vitit 2025, dy vite nga tragjedia me 57 viktima, halla e znjsh. Lata doli në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, për 21-vjeçaren që jeta iu ndërpre në mes.

 

Të behet drejtësia, të thonë çfarë ndodhi. Ata janë djegur të gjithë por vëllai dhe nusja e vëllait tim po shkatërrohen”- tha ajo.

 

Klaudia ishte duke ndjekur Karnavalet me motrën dhe të dashurin. Do shkonte në Selanik për në shkollë. Iku me tren. I tha e ëma kthehu sonte në Larisa, ajo tha ‘jo do iki se s’bën sepse kam nesër mësim’. Ishte studente ekselente. Ishte e para në atë fakultet”, tha ajo.

 

Znj. Shurdhi protestoi në Tiranë, në pamundësi për të shkuar në Greqi, për të qenë pranë prindërve të viktimës Lata në këtë moment të vështirë për ta.

 

Dhjetëra qytetarë shqiptarë dhe grekë u mblodhën në Tiranë për tu solidarizuar me popullin grek, të cilët, janë ngritur në protesta këtë 28 shkurt për të kërkuar drejtësi dhe zbardhjen e ngjarjes me 57 viktima.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page