top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NË VOTIM DEPUTETËT SOCIALISTË I DOLËN NË MBROJTJE DEPUTETES OLTA XHAÇKA DUKE MOS E LËSHUAR MANDATIN E SAJ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 13, 2024
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Kuvendi i Republikës së Shqipërisë nuk zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

 

Në votimin në Kuvend deputetët socialistë i kanë dalë në mbrojtje koleges së tyre, duke mos e lëshuar mandatin e saj.


Në seancën parlamentare pro kërkesës votuan vetëm 25 deputetë të pakicës politike (opozitës).

 

Nëntë (9) deputetë socialistë kanë votuar kundër dhe 65 të tjerë kanë abstenuar.

 

Tridhjetë e nëntë (39) deputetë të pranishëm në sallë kanë zgjedhur që të heshtin, duke mos marrë pjesë fare në votim.


Në përfundim të votimit, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, deklaroi se nga dita e nesërme do t’i drejtohet Komisionit të Venecias.

 

Kuvendi ka zbatuar gjithë procedurën parlamentare për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, meqenëse ky vendim nuk miratohet, pasi nuk arriti shumicën e kërkuar, që nesër si kryetare e Kuvendit do ti drejtohem komisionit të Venecias për të marrë një mendim të specializuar mbi standardet e zbatueshme në vendimmarrjet e pushtetit legjislativ, raportin dhe konkurrueshmërinë e parimeve të parashikuara në të drejtën kushtetuese dhe për rastet e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit”, deklaroi deputetja Spiropali.

 

Gjykata Kushtetuese ishte e qartë në qëndrimin e saj se çështja duhet të shqyrtohet prej saj, por shumca politike në pushtet ka vendosur t’i qëndrojë deri në fund mbrojtjes së deputetes Xhaçka.

 

Në dy votime të mëparshme Partia Socialiste e Shqipërisë nuk ka pranuar të dërgojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

 

Deputetja Olta Xhaçka akuzohet se ka shkelur Kushtetutën pasi ka votuar në kohën që ishte ministre për t’i dhënë pasuri publike bashkëshortit të saj, z. Artan Gaçi, i cili ka marrë statusin investitor strategjik.

 

Opozita e kërkoi papajtueshmërinë dhe mbarimin e mandatit të deputetes Xhaçka qysh dy vjet më parë, kur e quajti konflikt interesi faktin që kompania e bashkëshortit të saj, ish-deputetit Artan Gaçi, mori statusin e investitorit strategjik, për të ndërtuar një hotel turistik në bregdetin e jugut të Shqipërisë.

 

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) vendosi nën sekuestro mbi 10 mijë metra katrorë sipërfaqe mbi të cilën parashikohet të ngrihet hoteli.

 

Trualli i blerë nga z. Gaçi prej personave privatë rezulton të jetë përfituar prej këtyre të fundit përmes falsifikimit të dokumentave, teksa sipërfaqja ka qenë në pronësi të shtetit.

 

Ish kryetari i bashkisë së Himarës Jorgo Goro u arrestua për dyshimet mbi pronësinë e kësaj sipërfaqeje toke.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page