NËNSEKRETARI ITALIAN I SHTETIT PËR MINISTRINË E MBROJTJES MATTEO PEREGO DI KREMANJO (CREMNAGO): FILLOI STËRVITJA E MBROJTJES DETARE E NATO-s “MARE APERTO 25” | 6000 USHTARË NGA TETË VENDE TË NATO-s.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 3
- 1 min read

Romë, Itali | “Mare Aperto 25”, stërvitja më e madhe vjetore e mbrojtjes detare, ka filluar.
Ajo u planifikua dhe u krye nga Marina me pjesëmarrjen e mbi 6000 vetave personel ushtarak nga tetë vende të NATO-s dhe më shumë se 120 automjete - duke përfshirë njësitë detare, nëndetëset, avionët, helikopterët dhe mjetet pa pilot nënujore, ajrore dhe sipërfaqësore.
Nënsekretari italian i Shtetit për Ministrinë e Mbrojtjes, Matteo Perego di Kremanjo (Cremnago), tha këtë në një postim në rrjetin social virtual Iks (X).
“Një aktivitet kompleks dhe themelor për të ruajtur kapacitetin e lartë të Mbrojtjes për të operuar dhe gjeneruar efektet e dëshiruara në fushën detare dhe në dimensionin nënujor, për të mbrojtur interesat kombëtare”, tha nënsekretari Perego.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments