top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NËNË E BIR MBETËN TË VDEKUR NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK NË FSHATIN PAULESH NË AKSIN RRUGOR “ELBASAN-PEQIN” | FATBARDHA SHAHINI + KLODIAN SHAHINI | ANESTI BUFI + DISA TË PLAGOSUR GJENDEN NË SPITAL.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 2
  • 2 min read

Elbasan, Shqipëri | Një aksident automobilistik ngjau në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele (2 mars 2025) në vendin e quajtur “Ura e Kushës” në Bradashesh.

 

Në aksident u përfshi një mikrobuz pasagjerësh dhe një autoveturë.

 

Për pasojë mbetën të vdekur:

1- Z. Klodain Shahini;

2- Znj. Fatbardha Shahini.

 

Për pasojë mbetën të plagosur:

1- Disa veta (rreth pesë), të cilët, janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.


Mikrobuzi i pasagjerëve drejtohej nga z. Anesti Bufi.

Autovetura drejtohej nga z. Klodian Shahini.

 

Njoftim | Elbasan/Informacion paraprak.

 

Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, në fshatin Paulesh, furgoni që drejtohej nga shtetasi A. B., 44 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin K. Sh.

 

Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën drejtuesi i automjetit tip “Benz” shtetasi K. Sh., dhe shtetasja F. Sh., 55 vjeçe, pasagjere në këtë automjet.

 

Gjithashtu, janë dëmtuar drejtuesi i furgonit, shtetasi A. B., dhe 4 pasagjerë që udhëtonin me furgon, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

 

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page