NËPËRMJET TELESKOPIT WEBB HIDHET DRITË MBI EKZISTENCËN E PLANETIT FOMALHAUT-B.
- Agjencia Telegrafike Vox
- May 10, 2023
- 2 min read

Teleskopi hapësinor James Webb hodhi dritë mbi planetin fantazmë Fomalhaut-b, një yll 25 vite dritë larg nesh, ekzistenca e vërtetë e të cilit ka pasur gjithmonë shumë dyshime. Të dhënat e reja janë paraqitur në studimin e udhëhequr nga András Gáspár, nga Universiteti i Arizonës në Tucson, dhe të publikuara në revistën Nature Astronomy, tregojnë ekzistencën e disa rripave rreth yllit Fomalhaut dhe sugjerojnë praninë e të paktën një planeti. edhe pse e vështirë për tu gjetur. Fomalhau-b është një nga yjet më të shndritshëm në qiellin e natës, i njohur si “goja e balenës”, dhe ka qenë në qendër të një debati shkencor për vite me rradhë, që kur në vitin 1983 teleskopi hapësinor Iras vëzhgoi atë që sipas shumë njerëzve ishte shenjat pa mëdyshje e pranisë së një disku yjor, d.m.th pluhuri dhe mbeturinat brenda të cilit ishin planetë në formim. Në vitin 2008, disa studiues arritën të vëzhgonin një pikë të ndritshme që u identifikua si një planet, i pari që u fotografua ndonjëherë drejtpërdrejt në dritën e dukshme. Por ky interpretim u kundërshtua nga shumë astronomë, duke përfshirë Gáspár, pasi planeti i supozuar nuk ishte i dukshëm në gjatësi valësh të tjera, ai ishte në fakt një fantazmë. Në vitin 2020 problemi dukej i zgjidhur dhe hipoteza më e akredituar nga studiuesit pa në Fomalhaut-b jo një planet, por një re mbeturinash të krijuara nga përplasja midis dy planetëve të akullt. Megjithatë, tani duke përdorur sytë e fuqishëm të teleskopit James Webb, studiuesit kanë arritur të zbulojnë detaje të reja të çmuara të shumë objekteve dhe pluhurit që rrethojnë yllin: të paktën dy unaza mbeturinash mund të identifikohen, shumë të ngjashme me asteroidet që formojnë “Brezin Kuiper”, në Sistemin tonë Diellor, në të cilin ka edhe objekte mjaft të mëdha si Plutoni dhe Erisi. Rreshtimi i veçantë i dy unazave të mbeturinave, thonë autorët e hulumtimit, do të ishte provë e ekzistencës së të paktën një planeti që është i vështirë për t'u vëzhguar dhe i një sistemi planetar shumë dinamik, që është në evolucion të vazhdueshëm.
コメント