OBEZITETI I HEQ KËNAQËSINË USHQIMIT | KËNAQËSIA E TË NGRËNIT - EDHE KUR PËRFSHIN USHQIM TË PADËSHIRUAR - ËSHTË THELBËSORE PËR TË MBAJTUR PESHËN TUAJ OPTIMALE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 27
- 2 min read

Uashington, Amerikë | Mund të duket kundërintuitive, por kënaqësia e të ngrënit - edhe kur përfshin ushqim të padëshiruar - është thelbësore për të mbajtur një peshë optimale.
Një studim i botuar në revistën “Nature” ka zbuluar pse obeziteti e largon këtë kënaqësi.
Rezultati hap rrugën drejt një strategjie të mundshme për ta rikthyer shijen dhe për të ndihmuar procesin e humbjes së peshës.
“Kjo tregohet nga eksperimentet e kryera në minj nga studiues të udhëhequr nga Universiteti i Kalifornisë në Berkeli (Berkeley), të cilët, kanë identifikuar shkakun e mundshëm të fenomenit:
1- Një dietë e pasur me ushqime yndyrore dhe hiperkalorike ul nivelet e molekulës së quajtur neurotensin, e cila, ndërvepron me qarkun e trurit të dopaminës, e cila, është baza e ndjesisë së kënaqësisë dhe shpërblimit.
2- Një dietë me yndyrë të lartë ndryshon trurin, duke çuar në nivele më të ulëta të neurotenzinës, e cila, nga ana tjetër ndryshon mënyrën se si ne hamë dhe reagojmë ndaj këtyre ushqimeve”, thotë z. Stefn Lemel (Stephan Lammel), i cili koordinoi studimin.
“Ne kemi gjetur një mënyrë për të rivendosur dëshirën për ushqime me kalori të lartë - shton ai - që në fakt mund të ndihmojë me menaxhimin e peshës”.
“Studiuesit vunë re se - kur iu dha mundësia - minjtë në një dietë normale hëngrën menjëherë gjalpin e kikirikut, pelte dhe çokollatë, ndërsa kafshët e dhjamosura treguan shumë më pak dëshirë për këto ushqime me kalori të lartë: kjo ndodh sepse, në këto të fundit, nivelet e neurotenzinës në disa rajone të trurit ishin shumë më të ulëta se normalja.
Në fakt, kur autorët e studimit e restauruan artificialisht këtë molekulë, duke vepruar në nivelin gjenetik, ose duke i bërë minjtë obezë të kthehen në një dietë normale, u kthye edhe interesi për ushqimin e padëshiruar dhe kafshët jo vetëm humbën peshë, por shfaqën edhe sjellje më pak ankthioze”.
“Kjo nuk do t'ju bënte imun ndaj të qenit i trashë përsëri”, tha z. Lamel (Lammel), por do të ndihmonte në kthimin e sjelljes suaj të të ngrënit në normalitet.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments