OBSERVATORËT MË TË MËDHENJ ASTRONOMIKË DOLËN JASHTË FUNKSIONIT | SHKAQET MISTER.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Sep 1, 2023
- 1 min read

Hauai, Amerikë | Observatorë të mëdhenj globalë, astronomikë kanë raportuar sulme kibernetike, që ndaluan përkohësisht operacionet e tyre. Megjithatë, natyra dhe origjina e sulmeve mbeten të paqarta, hetimet vazhdojnë. Laboratori Kombëtar i Kërkimeve të Astronomisë Optike-Infra të kuqe (NOIRLab) përjetoi një incident kibernetik më 1 gusht, duke çuar në mbylljen e teleskopit Gemini North në Hawaii, Teleskopit Gemini South në Kili dhe teleskopëve të tjerë në Kero Tololo (Cerro Tololo). “Stafi ynë po punon me ekspertë të sigurisë kibernetike, për t'i rikthyer të gjithë teleskopët e prekur, dhe faqen tonë të internetit, sa më shpejt të jetë e mundur, dhe është të inkurajuar nga përparimi i bërë deri më tani”, shkroi NOIRLab në një deklaratë në faqen e saj të internetit më 24 gusht. “Ne planifikojmë t'i ofrojmë komunitetit më shumë informacion, kur të jemi në gjendje, në përputhje me angazhimin tonë për transparence, si dhe përkushtimin tonë, ndaj sigurisë së infrastrukturës sonë”, u tha prej entit në fjalë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Comments