OBSH: NË EUROPË GJITHNJË E MË PAK ADOLESHENTË PËRDORIN PREZERVATIVË | VETËM 6 NGA 10 | INFEKSIONET + SHTATZANITË NË MOSHË TË MITUR + TUMORET PO SHTOHEN PA NDALUR.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Aug 29, 2024
- 2 min read
Jorku i Ri, Amerikë | Gjatë dhjetë viteve të fundit, përdorimi i prezervativit tek adoleshentët në të gjithë Evropën është ulur në mënyrë alarmante.
Vetëm 6-të nga 10-të 15-vjeçare thanë se e kishin përdorur atë në raportin e fundit.
Në të njëjtën kohë, rreziku i infeksioneve seksualisht të transmetueshme, përfshirë ato që mund të shkaktojnë kancer, është rritur, si dhe shtatzënitë e padëshiruara dhe abortet e pasigurta.
Alarmin e ngre raporti i ri i Zyrës Rajonale për Evropën të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i realizuar në kuadër të studimit të Sjelljes Shëndetësore në Fëmijët e moshës shkollore.
Studiuesit intervistuan më shumë se 242000 15-vjeçarë në 42 vende.
Midis 2014 dhe 2022, përqindja e adoleshentëve që përdorën prezervativ gjatë marrëdhënies së fundit seksuale ra nga 70% në 61% tek djemtë dhe nga 63% në 57% tek vajzat.
Adoleshentët nga familjet me të ardhura të ulëta kishin më shumë gjasa të thoshin se nuk kishin përdorur prezervativ ose pilula kontraceptive gjatë marrëdhënies së tyre të fundit seksuale në krahasim me bashkëmoshatarët e tyre më të pasur (33% kundrejt 25%).
Krahasuar me nivelet e vitit 2014, rënia e përdorimit të prezervativit është e përhapur dhe përfshin shumë vende dhe rajone, me disa që përjetojnë reduktime më dramatike se të tjerët.
Raporti thekson nevojën urgjente për ndërhyrje të synuara për të adresuar këto tendenca shqetësuese dhe për të promovuar praktika më të sigurta seksuale midis të rinjve.
“Edukimi seksual i përshtatshëm për moshën - vëzhgoi z. Hans Henri Kluge, Drejtor Rajonal i OBSH-së për Evropën - mbetet i neglizhuar në shumë vende dhe, aty ku është i disponueshëm, vitet e fundit është sulmuar gjithnjë e më shumë për inkurajimin e sjelljes seksuale. Ne po korrim frytet e hidhura të këtyre përpjekjeve reaksionare. Dhe më keq po vjen”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments