top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

OLIGARKU GENTIAN SULA U INTERVISTUA NË AMBIENTET E PROKURORISË KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR.

Tiranë, Shqipëri | Oligarku Gentian Sula u largua nga e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) rreth orës 15:00.

 

Ai nuk lëshoi deklarata mediatike.


Emri i tij figuron në dosjen e SPAK-ut dhe lidhet me hetimet penale të karakterit paraprak që po zhvillohen për ish-presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, deputeten Monika Kryemadhi dhe nënë e saj, znj. Fatime Kryemadhi.

 

Në aktet proceduriale penale të çështjes nën hetim thuhet se oligarku Gentjan Sula i ka dhënë pare të thata të ëmës së deputetes Monika Kryemadhi, të quajtur Fatime Kryemadhi me qëllim që ajo të paguante kreditë.

 

Nga analiza financiare që iu bë të ardhurave dhe shpenzimeve, të pasqyruara në llogaritë bankare të znj. Fatime Kryemadhi rezultoi se ajo në vitin 2010 ka balancë negative në shumën 846000 €.

 

Në këto rrethana lidhja e kontratës me shtetasen Kozeta Fino nga ana e Fatime Kryemadhit, marrja prej saj e kredisë bankare, si dhe financimi me këto të ardhura i një pjese të apartamentit të blerë nga Ilir Metaj e Monika Kryemadhi Nr. 3/64+1-9, ndërkohë që vetë Fatimja në këtë kohë ishte pensioniste, krijon dyshimin e arsyeshëm se është bërë me qëllim për të futur në sistemin bankar shuma monetare që burojnë nga veprimtari të paligjshme sikurse është dhe vepra penale e ‘Korrupsionit’.


Me qëllim për të mos përdorur për blerjen e apartamenteve këto shuma parash me origjinë korruptive, është përdorur si truk marrja fillimisht e dy kredive bankare, dhe më pas shlyerja e kredive nëpërmjet depozitimit Cash pa burim të ligjshëm nga Fatime Kryemadhi, me deklarimin e burimeve të paqëna sikurse është rasti i shtetasit Gentjan Sula me qëllim shlyerjen e kredive, është arritur që të futen në sistemin bankar një shumë e pajustifikuar parashë prej 846,000 Euro”, thuhet në përmbajtjen e akteve proceduriale penale.

 

Në lidhje me apartamentet që ajo kishte blerë nga kompania Bjorn shpk, znj. Fatime Kryemadhi deklaron se i kishte blerë këto apartamente me paratë që njerëzit i kishin hedhur për ngushëllim kur i vdiq bashkëshorti.

 

Fatime Kryemadhi deklaron nuk mbante mend se sa lekë i kishte blerë apartamentet por mbante mend se likujdimin e kishte bërë nëpërmjet bankës.


Fatime Kryemadhi deklaron se nga paratë që njerzit i kishin dhënë për ngushëllim ishin mbledhur rreth 100 milionë lekë të vjetra, dhe apartamentet që bleu me këto të ardhura i shkëmbeu më vonë me apartamentin ku banonte Lefteri Haxhiu, te pallati i Fratarit në ish bllok, ku jetonte me Monikën.


E pyetur se çfarë toke i kishte shitur shtetasit Gentjan Sula, për vlerën 246.000 USD, fakt ky i deklaruar në bankën ku kishte depozituar paratë, Fatime Kryemadhi deklaroi se ajo nuk e kujtonte këtë veprim bankar dhe nuk mund të thoshte asnjë gjë lidhur me të.


E pyetur për origjinën e parave që kishte depozituar në bankë në datën 8 Mars 2010, përkatësisht 240.000 Euro dhe 8.500.000 Lekë, Fatime Kryemadhi deklaroi se ato para i kishte marrë borxh nga njezit e saj të afërt dhe konkretisht nga Bujare Ahmetaj që jetone në Strugë, Sadete Lami që ishte nusja e nipit të saj dhe punonte farmaciste dhe prej djalit, Drinit.


Fatimja shtoi se Drinit i kishte marrë 160 milionë lekë borxh, ndërsa nuk mbante mend se sa para i kishte marrë Bujares dhe Sadetes.


Paratë e sipër përmendura, Fatimja deklaroi se i duheshin për të blerë hyrjen ku ajo, Monika dhe Iliri jetonin me qira.


Sipas deklarueses, pasi kishte dhënë për ndërtim të pallatit, shtëpinë dhe truallin në Mëzes, kishin marrë me qira nga Mirvjen dhe Sokol Nino, dy aparatamente që lidheshin me njëri tjetrin me shkallë të brendshme dhe që formonin një apartament dubleks.


Qiraja ishte 2-3 mijë Euro në muaj dhe sipas deklarueses, me qira jetuan rreth 4 muaj pastaj apartamentin e blenë.


Ajo pagoi për pjesën e saj rreth 320 mijë Euro, dhe lekët ia likujdoi Kozeta Finos nëpërmjet bankës.


Fatimja deklaroi se ajo nuk priti që të miratohej një kredi bankare për të blerë apartamentin e Kozetës, por morri para borxh pasi apartamenti i Kozetës rrezikohej që të konfiskohej nga banka për shkak të një kredie të pashlyer.


Me paratë që morri nga kredia, Fatimja deklaroi se bëri likujdimin e borxhit që kishte marrë nga Sadetja dhe Bujarja, ndërsa Drinit i likujdoi vetëm një pjesë por shumën nuk e mbante mend.


Fatime Kryemadhi u pyet se cila ishte arsyeja 234.000 Euro nga paratë e disbursuara nga banka në datën 29 Mars 2010, për kredinë e marrë, ishin tërhequr nga Mirven Nino dhe Fatimja deklaron se 200.000 Euro i tërhoqi Mirvjeni, pasi ata ia blenë apartramentin Mirvejnit ndërsa 34.000 Euro, Mirvjeni i tërhoqi pasi do të paguante hipotekën”, thuhet proceduriale penale të çështjes nën hetim.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page