top of page
E BARDHË SHIRIT.png

OMBUDSMANI UKRAINAS I TË DREJTAVE TË NJERIUT DMITRIO LUBINETS (DMYTRO LOUBINETS): RUSIA EKZEKUTOI 5 USHTARË NË ROBËRI; U DËRGOVA LETËR OKB-së DHE KRYQIT TË KUQ QË TA REGJISTROJNË SI KRIM LUFTE.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox
Batalioni Mjekësor i Spitalorëve të Ukrainës evakuon ushtarët e plagosur nga Donbass.
Batalioni Mjekësor i Spitalorëve të Ukrainës evakuon ushtarët e plagosur nga Donbass.

Kiev, Ukrainë | Ombudsmani ukrainas i të Drejtave të Njeriut Dmitrio Lubinets (Dmytro Loubinets) citoi një video që qarkullon në mediat sociale, e cila, tha ai, tregon të paktën pesë të burgosur lufte, pa dyshim të vrarë.

 

Edhe një herë, ne shohim një shpërfillje cinike të ligjit ndërkombëtar humanitar nga ushtria ruse”, tha z. Lubinets (Loubinets) në Telegram, i cili, u dërgoi një letër Kombeve të Bashkuara dhe Kryqit të Kuq, duke u kërkuar atyre të regjistrojnë këtë krim lufte.

 

OKB-ja denoncoi në shkurt një rritje të numrit të ekzekutimeve të ushtarëve ukrainas të robëruar nga forcat ruse në muajt e fundit, duke i bërë jehonë akuzave të Kievit.

 

Misioni i Monitorimit të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara në Ukrainë tha se kishte regjistruar 79 ekzekutime të tilla në 24 incidente të veçanta që nga fundi i gushtit të kaluar.


Figura publike ruse kanë bërë thirrje në mënyrë eksplicite për trajtim çnjerëzor, deri në ekzekutim, të ushtarëve të kapur ukrainas, i cili, mund të nxisë ose inkurajojë sjellje të paligjshme”, tha Daniell (Danielle) Bell, kreu i misionit.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page