top of page
E BARDHË SHIRIT.png

“ONLY ADULTS” | NISMA E RE E KOPMANISË SË FLUTURIMEVE KUSHTON + 45 $ MBI ÇMIMIN E BILETËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 30, 2023
  • 1 min read

Ankara, Turqi | Corendon Airlines do të krijojë një zonë të dedikuar vetëm për të rriturit në avionët e saj. Një zonë e avionit e rezervuar vetëm për të rritur dhe e ndaluar për fëmijët. Është ideja e rilançuar nga kompania turke Corendon Airlines, e cila, do të ndajë një zonë të avionit të saj për të rriturit që nuk duan të dëgjojnë britmat dhe klithmat e të vegjëlve.


Zona, e quajtur Only Adult, së shpejti do të jetë e disponueshme në fluturimet A350 që lidhin Amsterdamin me ishullin Kuraçao (Curaçao) në Karaibe, dhe do të jetë e aksesueshme nga mosha 16 vjeç.


Corendon është kompania e parë që solli idenë në Evropë, por nisma tashmë ishte përqafuar nga AirAsia, e cila ofron shërbimin e Zonës së Qetë në fluturimet me distanca të gjata për pasagjerët e moshës 12 vjeç e lart.


Për të hyrë në zonën, e ndarë nga pjesa tjetër e avionit me mure dhe perde, do të duhet të paguhet një shtesë prej 45 eurosh, ndërsa për 100 euro shtesë, do të ofrohen edhe 9 vende me hapësirë ​​shtesë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page