OPENAI PO NEGOCION MBLEDHJEN E FONDEVE ME VLERË 340 MILIARDË $ | GAZETA WSJ: SYNON TË MBLEDHË 40 MILIARDË $ NGA TË CILAT 25 MILIARDË $ VETËM NGA SOFTBANK.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jan 30
- 1 min read

Jorku i Ri, Amerikë | OpenAi është në bisedime për të mbledhur një fond shtesë prej 40 miliardë dollarësh në një vlerësim prej 340 miliardë dollarësh.
Këtë e raporton gazeta amerikane “Wall Street Journal”, duke cituar disa burime, sipas të cilave Softbank mund të investojë nga 15 deri në 25 miliardë.
OpenAI u vlerësua në 157 miliardë tetorin e kaluar kur mblodhi 6.6 miliardë dollarë amerikanë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
コメント