top of page
E BARDHË SHIRIT.png

OPERACION “FSHESA” NË BASHKINË E TIRANËS | BESNIKËT E KRYETARIT TË ARRESTUAR TË BASHKISË SË TIRANËS ERION VELIAJ U SHKARKUAN NGA DETYRAT; U EMËRUAN BESNIKËT E RAMËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 21
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Kryetarja e deleguar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani ka shkarkuar nënkryetaren Sara Goxhaj dhe sekretarin e Përgjithshëm Alban Dokushi.

 

Në vend të z. Dokushi, me urdhër të kryetares së komanduar të Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, është komanduar si sekretare e Përgjithshme Jonida Halili.

 

Kjo e fundit mbante detyrën e nënkryetares së Bashkisë së Tiranës.

 

Znj/znjsh. Berta Piro është emëruar Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme Juridike të Aseteve dhe Licensimit. Më parë ajo ushtronte detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme së Menaxhimit.

 

Nga qelia ku mbahet i paraburgosur, kryetari i arrestuar i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj nënshkroi urdhrin që mban datën 18 mars 2025 për t’i deleguar kompetencat e drejtimit të bashkisë së Tiranës nënkryetares Sara Goxhaj (besnikes së tij).

 

Kompetenca që vetë ai me një urdhër të datës 14 shkurt 2025 të firmosur po nga qelia ia kishte deleguar znj/znjsh Anuela Ristani.

 

Por ky urdhër duket se nuk u mirëprit nga kryeministri Rama që mbrëmjen e djeshme ka zhvilluar dhe një mbledhje me drejtuesit e Bashkisë së Tiranës ku mësohet se e ka shprehur mospëlqimin e tij për këtë urdhër të z. Veliaj duke njohur znj/znjsh. Ristani si drejtuese në detyrë në krye të Bashkisë së Tiranës.

 

Një konferencë znj/znjsh. Anuela Ristani deklaroi se nuk ka asnjë krizë në Bashkinë e Tiranës.

 

Nuk ka asnjë krizë funksionale në Bashkinë e Tiranës. Puna vazhdon me të njëjtin përkushtim, me të njëjtën energji dhe me të njëjtin vizion që na ka udhëhequr ndër vite nën drejtimin e Kryetarit Erion Veliaj. Ne nuk do të ndalojmë së punuari për qytetin e së ardhmes, për fëmijët tanë, për një Tiranë që nesër do të na bëjë krenarë përpara tyre. Këtë e kemi për detyrë - ndaj qytetit, ndaj çdo qytetari të Tiranës”, deklaroi ajo.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page