top of page
E BARDHË SHIRIT.png

OPERACIONI POLICOR I KODUAR “TWO”: U ARRESTUA MIKEL ZHEGU I DËNUAR ME 1 VIT E 6 MUAJ BURG + ME MASË SIGURIMI ARREST NË BURG PËR NJË TJETËR VEPËR PENALE NËN HETIM PARAPRAK.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 23
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Mikel Zhegu, me moshë 28 vjeç.

 

Ai u arrestua në kuadër të operacionit policor të koduar “Two”, në rrugën “Ali Demi”, në Tiranë.

 

Gjykata e Tiranës i ka shqiptuar dënim penal me 1 vit e 6 muaj heqje lirie për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

 

Po nga kjo Gjykatë është shqiptuar masa e sigurimit vetjak “Arrest me burg” për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.

 

Njoftim | DVP Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1 operacioni policor i koduar “Two”.

 

Kapet dhe ndalohet një 28-vjeçar, me 2 masa sigurie të vendosura nga Gjykata e Tiranës.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, bazuar në  informacionet e marrë falë inteligjencës policore për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor “Tëo” si rezultat i të cilit në rrugën “Ali Demi”  u kap dhe u vu në pranga shtetasi M. Zh., 28 vjeç, banues në Tiranë.

 

Gjykata e Tiranës e ka dënuar 28-vjeçarin me 1 vit e 6 muaj burgim për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

 

Po nga kjo Gjykatë është vendosur masa e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, në ngarkim të 28-vjeçarit.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page