OPOZITA VENEZUELIANE DENONCOI PUSHTETIN E DIKTATORIT ÇAVISTO-KOMUNIST MADURO SE MBAN NË IZOLIM GAZETARIN BIAXHO (BIAGIO) PILIERI; 890 TË BURGOSURVE POLITIKË U SHKELEN LIRITË DHE TË DREJTAT NJERËZORE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 22
- 1 min read

Karakas, Venezuelë | Platforma e Bashkuar Demokratike (PUD) koalicioni kryesor i opozitës në Venezuelë, denoncoi në një deklaratë në llogarinë e saj zyrtare në rrjetin social virtual Iks (X) se për 204 ditë, 59-vjeçari Biaxho (Biagio) Pilieri, djali i sicilianëve të emigruar në Amerikën e Jugut, i cili, ka shtetësi të dyfishtë dhe është një gazetar dhe politikan i cili në vitet e fundit ka luftuar dhe denoncuar nuk ka marrë asnjëherë vizita nga familja e tij.
Ashtu si z. Pilieri, të paktën katër udhëheqës të tjerë politikë të opozitës janë në burg për mbi 200 ditë, pa pasur asnjëherë vizita nga familjet e tyre.
Këta janë Fredi (Freddy) Superlano, në izolim për 233 ditë, gazetari Roland Karreno (Carreño) për 229 ditë, anëtari i Institutit Milton Friedman, Uilliam s Davila (Williams Dávila), i arrestuar menjëherë pas një interviste me një media italiane, në izolim për 215 ditë, dhe avokati Perkins Roka (Rocha) për 205 ditë.
Ajo vuri në dukje se këto janë shkelje flagrante e të drejtave të njeriut, për të cilat i bëri thirrje qeverisë së Karakasit t'i respektojë.
Në deklaratë thuhet se në Venezuelë ka më shumë se 890 të burgosur politikë të pafajshëm, të cilët, janë objekt i shkeljeve sistematike të të drejtave të njeriut.
“Ne e denoncojmë këtë situatë të rëndë para organizatave ndërkombëtare dhe kërkojmë lirinë e tyre dhe të të gjithë të burgosurve politikë dhe të pushojnë shkeljet e të drejtave të tyre”, tha ajo.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments