top of page
E BARDHË SHIRIT.png

OPOZITARI POLITIK REINALDO ARAUJO I RRËMBYER DHE I BURGOSUR NGA REGJIMI I DIKTATATORIT ÇAVISTO-KOMUNIST NIKOLAS MADURO VDIQ QË BURG | MBI 20 OPOZITARË TË VDEKUR NË BURGJE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 25
  • 2 min read

Karakas, Venezuelë | Familja e të burgosurit politik venezuelian Reinaldo Araujo, nga partia opozitare Vente Venezuela, ka denoncuar vdekjen e tij ndërsa ai ishte i sëmurë dhe i arrestuar nga qeveria e diktatorit çavisto-komunist Nikolas Maduro (Nicolás Maduro).

 

Z. Araujo ishte lider i partisë së lideres së opozitës María Korina Makado (Corina Machado), në komunën e Valera, në shtetin Ande të Trujillo, dhe familja e tij kishte raportuar se ai ishte rrëmbyer gjatë një demonstrate paqësore në Valera më 9 janar 2025 nga oficerë me kapuç dhe se që nga zhdukja e tij, ai kurrë nuk kishte marrë kujdes mjekësor për problemet e tij shëndetësore.

 

Pamjet video që janë bërë virale tregojnë momentin e rrëmbimit në rrugë të z. Araujo, 46 ditë më parë.

 

Bashkëshortja e tij, znj. Zoraida Matute, kishte raportuar se biznesmeni rajonal dhe aktivisti politik kishte një situatë kritike shëndetësore, me probleme të rënda në këmbë, tension të lartë dhe sëmundje të tjera të zemrës.

 

Ditët e fundit, znj. Matute kishte kërkuar ndihmë urgjente mjekësore për z. Araujo, ndihmë e refuzuar nga autoritetet e vendit të Amerikës së Jugut.

 

Kjo është ajo me të cilën përballen sot të burgosurit politikë, të cilët, vuajnë nga patologji të shumta dhe janë në rrezik shumë të lartë”, denoncon subjekti politik “Vente Venezuela”, duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të veprojë menjëherë kundër kriminelëve kundër njerëzimit që sot kapen pas pushtetit dhe që dënojnë me vdekje qindra venezuelas.

 

Sipas Observatorit të Burgjeve të Venezuelës, të paktën njëzet të burgosur politikë kanë vdekur në burgjet e Karakasit në vitet e fundit.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Commentaires

Noté 0 étoile sur 5.
Pas encore de note

Ajouter une note
bottom of page