top of page
E BARDHË SHIRIT.png

OPPENHEIMER: DRAMA E HEBREUT QË SHPIKU BOMBËN ATOMIKE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 16, 2023
  • 6 min read

© ZUMAPRESS.com / AGF - Robert Oppenheimer në një foto nga 1946.

Nga z. Andrea Cauti. Uashimngton, Amerikë | Me rastin e publikimit të filmit të Kristofër Nolanit (Christopher Noullën), biografia e shkencëtarit brilant dhe të munduar që udhëhoqi Projektin Manhattan, i cili çoi në zhvillimin e bombës bërthamore mbërrin në librari.


Sipas të gjitha gjasave, filmi i ngjarjes së madhe të këtij viti do të jetë “Oppenheimer”, i z. Kristofër Noullën (Christopher Nolan), në kinematë në Itali nga 23 gushti.


Filmi u shfaq në SHBA dhe në vende të tjera, dhe tashmë është një rekord botëror në arkë: që nga 15 gushti 2023, ai ka fituar mbi 266 milionë dollarë në Amerikën e Veriut, dhe 384 milionë dollarë në pjesën tjetër të botës, një në total mbi 650 milionë dollarë.


Një rezultat i shkëlqyeshëm për z. Noullën (Nolanin), i cili me siguri do ta shohë këtë film të ngjitet në podiumin e tij shumë personal së bashku me pjesën e dytë dhe të tretë të filmit “Batman” (të dy fituan rreth një miliard dollarë), dhe “Inception”, koleksioni total i të cilit prej 728.5 milion dollarë mund të tejkalohet nga filmin e ri.


Z. Rabërt Oupenheimër (Robert Oppenheimer) është ndër figurat më gjeniale dhe më kontroverse të shekullit të 20-të.


Si drejtor i laboratorit të Los Alamosit, ai mbikëqyri operacionin e suksesshëm për të mposhtur nazistët në garën për të zhvilluar bombën e parë atomike, një përparim i destinuar të kishte pasoja të rëndësishme dhe dramatike mbi njerëzimin, dhe ta bënte shkencëtarin babanë e armëve bërthamore.


Një organizator i madh, karizmatik dhe kompetent, i cili paradoksalisht u “përndoq” që në fillim të misionit të tij nga dyshimet për tradhti për shkak të simpatisë së tij për komunizmin.


Shumë libra janë shkruar për figurën e këtij shkencëtari, emri i të cilit lidhet me simbolin e vdekjes par excellence, krijimin e një pajisjeje të aftë për të shkatërruar botën.


Më e rëndësishmja nga të gjitha, e ribotuar në Itali nga Bompiani, është “Robert Oppenheimer - Njeriu që shpiku bombën atomike” (Pocket Nonfiction, faqe 1216; çmimi: 28 euro), shkruar në vitin 2014 nga z. Rei Mank (Ray Monk), profesor emeritus i filozofisë në Universitetin e Southampton-it, autor i mirënjohur i “Ludwig Wittgenstein: Detyra e gjeniut”, (Bompiani 1991, Tascabili Bompiani 2000), i cili i dha atij çmimin Xhoun Liuellin Rais (John Llewellyn Rhys), dhe çmimin Daf Kupër (Duff Cooper), dhe një biografi të z. Bertrend Rasëll (Bertrand Russell) në dy vëllime.


Në këtë libër monumental dhe shumë të saktë, Rei Mank (Ray Monk), gërmon më thellë se kushdo në motivimet e z. Oupënhemër (Oppenheimer) dhe në personalitetin e tij kompleks, përmes një hetimi të ndjeshëm të kryer me shumë erudicion, i cili na kthen një histori zbulimesh, sekretesh, zgjedhjesh të pamundura dhe shkatërrime të paimagjinueshme.


Një libër i lindur nga leximi i “Robert Oppenheimer: Letrat dhe Recollections”, nga znj. Elis Kimboll Smith (Alice Kimball Smith), dhe Karl Ueinerin (Charles Weinerin), në të cilin, rrëfen autori, zbulohet se sa shumë ai ishte “një njeri me shumë aspekte dhe magjepsëse”, i cili shkroi poezi dhe tregime, i cili kishte një kulturë dhe pasion të madh për letërsinë franceze, dhe “që i kishte gjetur shkrimet e shenjta hindu aq frymëzuese sa filloi të mësonte sanskritishten për të lexuar në gjuhën e tyre origjinale.” Për të mos përmendur marrëdhëniet e tij intensive me prindërit, të dashurat, miqtë dhe studentët e tij.


Z. Mank (Monk) më tej thekson në parathënie se qëllimi i tij është të prodhojë “një biografi të brendshme dhe jo të jashtme”, e cila thellohet në kompleksitetin psikologjik të subjektit, dhe që lidh kontributin e tij në fizikë, më fort me jetën e tij.


Rezultati është një vepër e saktë që ndoshta nuk arrin të hyjë në psikikën e shkencëtarit, aq sa do të donte autori.


Detajet e fizikës së tij, ndonëse deklarohen qartë, zbulojnë pak për psikologjinë e tij të diskutueshme.


Ndërsa fëmijëria e tij është e përcaktuar mirë - një bir i privilegjuar i hebrenjve gjermanë jo-praktikues, dhe një produkt i shkollës private të kulturës etike të Nju Jorkut - ne nuk mësojmë pothuajse asgjë për martesën e tij apo marrëdhënien e tij të largët me fëmijët e tij.

“Robert Oppenheimer” nga Ray Monk (Ed. Bompiani). Si një shkencëtar i ri, talenti dhe zgjuarsia e tij e lejuan të hynte në një komunitet të përbërë nga gjigantët e fizikës së shekullit të 20-të - nga Niels Bohr, te Max Born, nga Paul Dirac, te Albert Einstein, dhe Enrico Fermi - dhe të luante një rol themelor në laboratorë dhe klasa ku bota do të ndryshonte përgjithmonë. Por ajo e tija nuk ishte vetëm një histori integrimi, suksesi shkencor dhe fame mbarëbotërore. Në pjesën e parë të librit, autori përshkruan rininë e tij, djalit të hebrenjve me origjinë hebreje gjermane që emigroi në Jorkun e Ri (Nju Jork), një djalë me intelekt të jashtëzakonshëm, i shtyrë nga ambicia për të kapërcyer statusin e tij si i huaj dhe për të depërtuar në zemrën e jetës politike dhe shoqërore. Pjesa e dytë e librit trajton temat e Luftës së Dytë Botërore, dhe mbi të gjitha ndërtimin e bombës atomike. Në këtë pjesë të dytë të plotë, autori zhytet plotësisht në historinë e vendimit për hedhjen e bombave atomike në Japoni, duke nxjerrë më të keqen në disa personazhe të elitës amerikane, të cilët, nga çlirimtarë, u shndërruan në xhelatë të pamëshirshëm. Z. Mank (Monk) i kushton vëmendjen e tij, dhe të lexuesve, transformimin e përjetuar nga fizikanti gjenial, i cili kaloi nga entuziazmi për kërkimin dhe sipërmarrjen shkencore, në mundimin pas zbulimit të krijimit të një pajisjeje me fuqi shkatërruese të paparë. Çfarëdo që ai bëri për t'i bërë përshtypje të plotë gjeneral-brigade Lezli Grouvs (Leslie Groves), i cili e zgjodhi atë si drejtor të laboratorit të bombave, dhe për të motivuar shkencëtarët në Los Alamos, nuk del në libër. Megjithëse duket qartë se gjatë një takimi në Berkeli (Berkeley), fizikanti e goditi gjeneralin nga gjerësia e njohurive të tij, dhe mbi të gjitha, nga ajo që gjenerali e konsideronte praktike të tij. Më shumë se çdo shkencëtar tjetër me të cilin gjenerali kishte folur, ai dukej se kuptonte se çfarë duhej bërë për të kaluar nga teoritë abstrakte dhe eksperimentet laboratorike në prodhimin e një bombe bërthamore. Ndoshta vetëm gjenerali Grouvs (Groves), i cili gjithmonë e mbronte fizikantin nga sulmet e Byrosë Kombëtare të Hetimit (FBI), shërbimet sekrete dhe fanatikët antikomunistë që kërkuan zëvendësimin e tij, kuptoi një gjë nga të gjitha.

© Melinda Sue Gordon/Universal Pictures / AGF. Aktori Met Demoun (Matt Damon) luan rolin e gjeneral-brigade Lezli Grouvs (Leslie Groves), dhe Killian Mërfi (Cillian Murphy) është Oupenheimër (Oppenheimer) në filmin e z. Noullën (Nolan). Gjeneral-brigade Grouvs (Groves) e dinte mirë se fizikanti ishte një njeri i jashtëzakonshëm i përsosur për të udhëhequr laboratorin. Ky nuk ishte vetëm një problem fizik, në fakt duhej të arrihej një sukses inxhinierik i paprecedentë, i cili duhej të përparonte, ndërkohë që problemet themelore teorike ishin ende duke u zgjidhur. Fizikanti besonte se nuk kishte vend më të mirë për ta bërë këtë sesa jashtë universitetit, në një laborator qendror, të largët. Dhe ai e gjeti atë në një pjesë mezi të arritshme të Nju-Meksiko (New Mexico), një vend i pamundur që fizikanti e kishte zbuluar gjatë një pushimi me kalërim - që u bë një qytet i vogël i banuar nga shkencëtarët dhe familjet e tyre dhe nga ushtria, jo thjesht një laborator i avancuar bërthamor. Në të vërtetë, fizikanti nuk e kundërshtoi idenë se operacioni po mbikëqyrej nga ushtria, dhe, siç vëren z. Mank (Monk), dukej se kishte “një sens të pagabueshëm të asaj që gjenrali Grouvs (Groves) donte të dëgjonte. Por kur lufta mbaroi, magjia u prish. Tani armiku ishte Bashkimi Sovjetik, dhe thirrjet e fizikantit për të shmangur një përballje termonukleare, duke shkëmbyer teknologjinë, dhe duke hequr dorë nga bomba me hidrogjen, u përdorën nga kundërshtarët e tij për ta etiketuar atë si komunist. Dhe ai iu drejtua të kaluarës së tij në të cilën ai ishte një simpatizant i Partisë Komuniste, megjithëse nuk ishte anëtar i saj. U zhvilluan gjithashtu “seancat e sigurisë”, por nuk doli asnjë provë se fizikanti ishte përfshirë në spiunazh, dhe një komitet i personelit të Komisionit të Energjisë Atomike arriti në përfundimin se ai ishte një qytetar besnik. Por nuk ishte mbi dyshim.

© Departamenti i Energjisë i Shteteve të Bashkuara / AGF. Kjo mjaftoi për t'i hequr lejen e sigurisë dhe për t'i nënshtruar gjykimeve të shumta pas luftës.


Së fundi, z. Mank (Monk) kujton zhgënjimin e fizikantit kur kuptoi se SHBA-ja nuk do ta ndante kurrë sekretin e bombës atomike, duke besuar me naivitet se sovjetikët nuk do t'ia dilnin dot.


Takimi me Presidentin Truman, të cilit i tha se ndjeu “gjak në duart e tij” ishte emblematik.


Një frazë që presidenti Truman nuk e kuptonte, dhe që në fakt përfaqësonte një lloj shkarkimi nga ushtria, ose një pjesë të asaj që presidenti e quajti “shkencëtar i rënduar”. Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Opmerkingen

Beoordeeld met 0 uit 5 sterren.
Nog geen beoordelingen

Voeg een beoordeling toe
bottom of page