top of page
E BARDHË SHIRIT.png

OPPENHEIMER ËSHTË NJË KALEIDOSKOP I SHKENCËS DHE NJERËZIMIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 29, 2023
  • 5 min read

Nga z. Françesko Boile (Francesco Boille). Romë, Itali | Po ta dija, do të kisha qenë orëndreqës”. Kjo frazë e famshme e shkencëtarit Albert Ajnshtajn, e shqiptuar një ditë pas hedhjes së bombave atomike në Hiroshima dhe Nagasaki, në gusht të vitit 1945, e cila përmbledh me një lloj humori ikonoklastik, dhe njëkohësisht zhgënjyes, përmbysjen e brendshme dhe konceptuale të një pjese të madhe të opinionit publik botëror, dhe të e njëjta botë e shkencës, veçanërisht ajo e fizikës, e përfshirë drejtpërdrejt në krijimin e armës së parë të shkatërrimit në masë, në historinë e njerëzimit. Dhe ajo përmbledh po aq mirë ndjenjën e brendshme të z. Rabërt Oupënheimër (Robert Oppenheimer), babait të projektit Manhattan, i cili, do të çojë në krijimin dhe lëshimin e bombës atomike. Një personalitet brilant, tepër i ndjeshëm, por edhe i diskutueshëm, nga Kristofër Noullën (Christopher Nolan), i eksploruar në faza të ndryshme historike, në një film të gjatë, me kaleidoskop, që po vjen në kinema së bashku me filmin e tij të parë artistik, shumë të shkurtër dhe bardhë e zi. Filmi dihet se bazohet në librin e z. Oupënheimër, i titulluar: Triumfi dhe rënia e shpikësit të bombës atomike, nga z. Kei Bërd (Kai Bird), dhe nga z. Mertin J. Sheruin (Martin J. Sherwin), njëri gazetar dhe tjetri historian, ekspertë të kësaj teme. Z. Noullën (Nolan) e ka shndërruar pikërisht atë në një kaleidoskop estetik, i cili, brenda tij bëhet një pikë kryqëzimi, drejtpërdrejt dhe indirekt, i shumë pyetjeve themelore dhe të ndryshme, duke filluar me një pyetje mbi kuptimin e imazheve. Një tenxhere e vërtetë me presion. Dhe jo vetëm sepse që atëherë asgjë nuk ka qenë si më parë për shkencën, kulturën, kinemanë dhe të gjitha mjetet shprehëse. Me pak fjalë, për realitetin e botës, siç e perceptojmë ne, për vetë nocionin e një të ardhmeje të ndritur të njerëzimit, që shkenca e ka përcjellë dhe simbolizuar prej kohësh. PARADOKSI NË QENDËR. Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishte një ndryshim epokal i paradigmës. Në një ese novatore mbi presidencën e z. Ruzvellt (Roosevelt), historiani Kiran Klaus Patel kujton në disa rreshta, disa nga çështjet historike që lidhen me projektin Manhattan, që z. Noullën (Nolan) përfaqëson në filmin e tij: “Filloi me pak mjete në 1939, ky projekt u zgjerua për të punësuar rreth 130000 punëtorë në një duzinë vendesh në të gjithë Shtetet e Bashkuara, dhe kushtoi rreth 2 miliardë dollarë. Më shumë se çdo armë konvencionale, bomba e ndarjes bërthamore do të formësonte të ardhmen e Amerikës, dhe planetit, gjatë Luftës së Ftohtë, dhe më gjerë. Ekonomia e luftës hodhi gjithashtu themelet për prosperitetin e pasluftës dhe një shoqëri konsumatore”. Pra një strukturë përbindësh, edhe pa marrë parasysh se çfarë specifikon z. Klaus Patel në një shënim, pasi për disa “ka pasur deri në gjashtëqind mijë njerëz që kanë punuar dhe kanë mbështetur drejtpërdrejt projektin Manhattan”. Me pak fjalë, apoteoza e dijes shkencore që bëhet teknologji, është gjithashtu mohimi i saj. Por, nëse z. Opënheimër (Oppenheimer) është pika e kryqëzimit, dhe në të njëjtën kohë e kondensimit të gjithçkaje, përfshirë edhe kinemanë e z. Noullën (Nolan), si gjithmonë regjisori e vendos paradoksin në qendër të gjithçkaje: të historisë, të shkencës, të psikikës njerëzore, por edhe të kinemasë (të tij). Në këtë pikë, kryqëzimi që është i gjithë filmi, p.sh., ka një hendek, i cili, këtu bëhet dikotomi, midis shkencës dhe teknologjisë, midis dijes dhe aplikimit konkret të njohurive të reja. Ajo shkencë që nuk i intereson aq shumë shoqërisë, për sa kohë që mbetet në abstragimin e ideve, por perceptimi i së cilës ndryshon rrënjësisht, sapo bëhet një motor i vërtetë ndryshimi, në jetën praktike të njerëzve. Me bombën atomike, na thotë filmi, kjo do të jetë e vërtetë deri në shkallën e nëntë, por, në të njëjtën kohë, një paradoks vërtet suprem, do të jetë e vërtetë me një armë teknologjike që është mohimi i ëndrrës së pushtetit. Një masë madhështore idesh, të perceptuara si abstrakte, që prodhojnë një mundësi po aq madhështore, shumë konkrete të asgjësimit total, jo vetëm të jetës sonë të përditshme (siç ishte për banorët e Hiroshimës dhe Nagasakit), por, edhe të realitetit njerëzor në tërësinë e tij. Shkurtimisht, apoteoza e dijes shkencore, që bëhet teknologji, është gjithashtu mohimi i saj, pasi, nënkupton mundësinë e përfundimit të të gjithë racës njerëzore, përmes një lufte totale. MATERIA DHE ANTIMATERIA. Dialektika estetike midis të zezës dhe të bardhës dhe ngjyrës, shkon përtej synimit për të rrëfyer qartë përplasjen midis një realiteti jo unik, por të shumëanshëm të gjërave, atij të parë nga z. Opënheimër (Oppenheimer) – luajtur nga z. Killiën Mërfi (Cillian Murphy) i jashtëzakonshëm, që dominon filmin - dhe në vend të asaj që shihet nga z. Leuis Shtraus (Lewis Strauss) i Komisionit të Energjisë Atomike, i cili kondenson në vetvete skematizmin antikomunist të Mekkarthizmit ( McCarthyism) për të cilin z. Oupënheimër (Oppenheimer) ishte djalli. Dy antiteza midis personazheve kryesore të tij, në kinemanë e z. Noullën (Nolan) janë gjithmonë ekuivalente me një armik, pasi materia dhe antimateria përplasen dhe asgjësojnë njëra-tjetrën, duke gjeneruar rreze gama. “Fshehja dhe shfaqja, janë dy anët e së njëjtës medalje. Asgjësim midis personaliteteve të përmbysura, midis qenieve njerëzore që duket se mishërojnë dialektikën midis yin dhe yang. Kundërshtimet që kishin zënë vend në Oupënheimër (Oppenheimer), janë të njëjtat që banojnë në çdo qenie njerëzore, si një pantograf që riprodhon vizatimet e bëra në shkallë të voglël, në një shkallë të gjerë. Dhe për këtë arsye historia personale e e shkencaëtarit brilant, kondenson dialektikën binare dhe ambivalente, që ne vëzhgojmë gjatë historisë njerëzore. Pse shkenca në fuqinë e saj maksimale në vend që të ruajë njerëzimin ndihmon në shkatërrimin e tij? Ana e errët e njeriut ka qenë gjithmonë tema e hetuar nga kinematografia e z. Noullën (Nolan). Z. Oupënheimër (Oppenheimer) është në thelb një njeri që e vë në rrezik për të shpëtuar botën. Ashtu siç bën një superhero. Nuk jemi aq larg nga trilogjia e Batman. Një shkencëtar me një halucinacion të afruar vizionar, në përfaqësimin e magmës së brendshme kaotike të Z. Oupënheimër (Oppenheimer), ai punon në mënyrë speculative, mbi një magmë estetike, falë edhe përdorimit revolucionar të teknologjisë Imax®, jo i kufizuar vetëm në shfaqjen në kinema të zgjedhura, por përdoret edhe për xhirime në një film të përzier me format të madh 65 mm. Padyshim që Imax® është një teknologji që krijon mundësi shumë më të gjera shprehëse sesa 3D, dhe z. Noullën (Nolan) e vërteton këtë. Fushat energjetike nuk kanë prodhuar kurrë një paraqitje kaq epokale në kinema, sa të jetë ekuivalente, me një sërë fushash të energjisë kinetike, një përqendrim shumë i dendur i inskenimit, që ngrihet në një super-përfaqësim, shpesh psikedelik, ndonjëherë edhe surreal. Regjisori britanik ka krijuar një kryevepër, veprën më të rëndësishme të karrierës së tij, duke u treguar pothuajse i vetmi autor i brezave të rinj, se bashku me Xhourdën Pill (Jordan Peele), që kanë arritur gjerësinë, çmendurinë vizionare, dhe eksperimentimin e futur në shfaqjen e madhe tipike të autorëve të mëdhenj të viteve shtatëdhjetë, si z. Skorceze (Scorsese), apo z. Kopola (Coppola), dhe si ata, paradigma e një bombasti virtuoz. Por, në të njëjtën kohë, në ndryshim nga regjisorët e tjerë ekzibicionistë si z. Demien Kezill (Damien Chazelle), i cili, me Babiloninë, duket se ngatërron virtuozitetin teknik me provokimin e vrazhdë, si dhe demonstron një liri të tepruar dhe sipërfaqësore në paraqitjen historike. Regjisori i zhigolos amerikane dhe skenaristi i Taksistit e përkufizoi kështu: “Filmi më i mirë, më i rëndësishmi i këtij shekulli”. Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page