PAKISTAN: 5 BURRA U DËNUAN ME VDEKJE SEPSE U AKUZUAN PËR BLASFEMI NË INTERNET | POSTUAN SHKRIME FYESE NDAJ ISLAMIT; FESË SHTETËRORE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 26
- 1 min read

Islamabad, Pakistan | Pesë burra janë dënuar me vdekje për blasfemi në internet, ku ndjekjet penale për postime që konsiderohen fyese ndaj Islamit, fesë shtetërore, janë në rritje.
Të dënuarit, katër pakistanezë dhe një afgan, mund të apelojnë vendimin, të shpallur të martën në Raualpindi (Rawalpindi), qyteti binjak popullor i Islamabadit.
Deri më sot, Pakistani nuk ka kryer kurrë një dënim me vdekje për blasfemi, dhe dënimi me vdekje për këtë krim në përgjithësi zëvendësohet me burgim të përjetshëm.
“Pesë të akuzuarit u dënuan me vdekje për përhapjen e përmbajtjes blasfemuese kundër Profetit”, i tha agjencisë së lajmeve “AFP” Rao Abdur Raheem, një avokat për Komisionin Ligjor për Blasfeminë e Pakistanit (LCBP).
Ky grup jashtëzakonisht i zellshëm krenohet se ka raportuar më shumë se 300 raste në sistemin e drejtësisë dhe ka marrë dhjetëra dënime.
Ka qenë vetë LCBP-ja që ka bërë denoncimin ndaj pesë të dënuarve.
“Pesë burrat u dënuan gjithashtu me burgim të përjetshëm për përdhosje të një kopje të Kuranit dhe 10 vjet burg për ofendim të ndjenjave të besimtarëve”, shtoi avokati Abdur Raheem.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments