
Islamabad, Pakistan | Separatistët nga Ushtria Çlirimtare Baloke (Baloch) hapën zjarr ndaj një treni me 500 pasagjerë në provincën e Baloçistanit (Balochistan) të Pakistanit jugperëndimor, duke kapur trenin.
Këtë e bëjnë të ditur autoritetet lokale.
Treni Jaffar Express po udhëtonte nga Peshauar (Peshawar) për në Kueta (Quetta) kur u sulmua: ushtria u përpoq të ndërhynte, por separatistët zmbrapsën sulmin që është ende në vazhdim me dronë dhe helikopterë.
Separatistët lëshuan një paralajmërim: “Nëse sulmi ajror nuk ndalet, ne do të vazhdojmë me vrasjen e pengjeve brenda orës së ardhshme”, tha zëdhënësi i tyre, Jeeyand Baloch.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments