top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PAKISTAN: USHTRIA DEKLAROI SE VRAU 16 MILITANTË ISLAMIKË NË KUFIRIN ME AFGANISTANIN; AKUZOI AFGANISTANIN SE STREHON TERRORISTË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 23
  • 1 min read

Islamabad, Pakistan | Ushtria e Pakistanit njoftoi të dielën se kishte vrarë 16 militantë islamikë përgjatë kufirit perëndimor të vendit me Afganistanin.

 

Ajo tha se trupat kufitare vranë të gjithë militantët në një shkëmbim zjarri gjatë natës midis 22 dhe 23 marsit 2025 në rajonin e Vaziristanit të Veriut.

 

Trupat e tyre u angazhuan efektivisht dhe penguan përpjekjen e tyre për të depërtuar”, thuhet në deklaratën e ushtrisë.

 

Islamabadi deklaroi se militantët islamikë që sulmojnë brenda Pakistanit dhe kundër ushtrisë kanë strehë të sigurta në Afganistan, një akuzë që Kabuli e mohon.

 

Incidenti ndodhi ndërsa përfaqësuesi i posaçëm (special) i Pakistanit për Afganistanin Sadik Kan (Sadiq Khan) është në një vizitë zyrtare dy-ditore në Kabul për të diskutuar çështje dypalëshe dhe ekonomike, sipas një deklarate nga ambasada pakistaneze në Kabul.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page