PALLATI KIXHI (PALAZZO CHIGI): KRYEMINISTRJA XHORXHA (GIORGIA) MELONI GJATË TAKIMIT ME PRESIDENTIN ZELENSKI THA SE MOSKA DUHET TA DEMONSTROJË KONKRETISHT SE DËSHIRON PAQE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 20 hours ago
- 1 min read

Romë, Itali | “Në takimin mes kryeministres Xhorxha (Giorgia) Meloni dhe presidentit Volodimir Zelenski (Voldymyr Zelensy) presidentja e Këshillit të Ministrave të Republikës së Italisë Meloni shprehu gjithashtu në emër të qeverisë, ngushëllimet e saj për viktimat e sulmeve të fundit ruse, duke ripërtërirë dënimin e saj të vendosur për akte të tilla dhe duke nënvizuar urgjencën e një armëpushimi të menjëhershëm dhe të pakushtëzuar, si dhe nevojën konkrete të Moskës për fillimin e një procesi paqeje”.
Kështu shkruhet një shënim nga Pallati Kixhi (Palazzo Chigi).
Kryeministrja Meloni përshëndeti disponueshmërinë e plotë të Ukrainës për një armëpushim të menjëhershëm.
Tani pritet që edhe Rusia të tregojë konkretisht vullnetin e saj për të ndjekur paqen.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments