PAPA FRANÇESKU: ARRINI SHPEJT NJË ARMËPUSHIM NË GAZA DHE MJAFT ME DHUNËN.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 14, 2024
- 1 min read
Vatikan | “Le të arrijmë së shpejti një armëpushim në Gaza dhe të ndjekim rrugët e negociatave, me vendosmëri le të ndihmojmë atë popullatë të zhytur në një katastrofë humanitare dhe le të lirohen pengjet. Ne lutemi për paqen: mjaft me luftë, sulme, dhunë. Po dialogut dhe paqes”, janë fjalët e Papa Françeskut në fund të Regina Koelit (Coeli), në Sheshin e Shën Pjetrit.
“Të gjitha kombet marrin anën e paqes dhe ndihmojnë izraelitët dhe palestinezët të jetojnë në dy shtete, krah për krah në siguri: është dëshira e tyre e thellë dhe legjitime, dhe është e drejta e tyre. Dy shtete fqinje”, shpjegoi ai.
Papa deklaroi se “po ndjek me shqetësim dhe dhimbje lajmet për përkeqësimin e situatës në Izrael. Bëj një thirrje të përzemërt për të ndaluar çdo veprim që mund të nxisë spiralen e dhunës, e cila rrezikon të tërheqë Lindjen e Mesme në një konflikt lufte edhe më serioz. Askush të mos kërcënojë ekzistencën e të tjerëve.”
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit