top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PAPA FRANÇESKU: BOLL ME LUFTË NË LINDJEN E MESME | MOS E MBYTNI PAQEN: SULMET DHE VRASJET GJENEROJNË EDHE MË SHUMË URREJTJE DHE HAKMARRJE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 4, 2024
  • 1 min read

Vatikan | Mjaft vëllezër dhe motra, mjaft.


Mos e mbytni fjalën e Zotit, paqen, por lereni të jetë fryt i Tokës së Shenjtë”, tha Papa Françesku sot në Engjëllore (Angelus), duke iu referuar veçanërisht luftës në Lindjen e Mesme, por edhe të gjithë botës.

 

Sulmet, qoftë edhe ato të shënjestruara, dhe vrasjet nuk mund të jenë kurrë zgjidhje, ato nuk ndihmojnë për të ndjekur rrugën e drejtësisë, rrugën e paqes.


Por ato gjenerojnë edhe më shumë urrejtje dhe hakmarrje”, tha Papa Françesku duke kërkuar guxim për rifillimin r dialogut, duke kërkuar pushimin e zjarrit në Gaza dhe lirimin e pengjeve.

 

Papa Françesku shpreson se lufta nuk do të përhapet në pjesë të tjera të rajonit: “Konflikti, tashmë tmerrësisht i përgjakshëm dhe i dhunshëm, nuk do të përhapet edhe më tej. Lutem për të gjitha viktimat, veçanërisht për fëmijët e pafajshëm. Unë shpreh afërsinë me komunitetin Druz në Tokën e Shenjtë dhe me popullsinë në Palestinë, Izrael dhe Liban. Dhe le të mos harrojmë Mianmarin”.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page