PAPA FRANÇESKU DO TË NISET MËNGJESIN E SOTËM PËR UDHËTIMIN E TIJ TË RI APOSTOLIK NË LUKSEMBURG DHE NË BELGJIKË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Sep 26, 2024
- 2 min read
Vatikan | Papa Françesku do të niset mëngjesin e sotëm për udhëtimin e tij të ri apostolik, në Luksemburg dhe Belgjikë, në zemër të Evropës.
Ai do të niset nga aeroporti ndërkombëtar i Romës Fiumiçino (Fiumicino), në orën 08:05, për të mbërritur në Luksemburg në orën 10:00.
Ceremonia e mirëseardhjes do të zhvillohet në Aeroportin Ndërkombëtar të Luksemburgut, Findel.
Ai do të mikpritet nga Duka i Madh Enriko (Enrico), Dukesha e Madhe Maria Teresa Mestre dhe kryeministri i Luksemburgut Luk (Luc) Frieden.
Më pas Papa Françesku do të shkojë në Pallatin e Madh Dukal për një vizitë mirësjelljeje te Duka i Madh. Në të njëjtin pallat do të zhvillohet një takim me kryeministrin.
Në orën 11.45 Papa Françesku do të zhvendoset në Cercle Cité, një ndërtesë historike që ndodhet në zemër të qytetit dhe në orën 11.50 do të mbahet takimi me autoritetet, shoqërinë civile dhe trupin diplomatik, me fjalimin e parë të Papës.
Në fund, në orën 12.20, Papa Françesku do të shkojë për drekë në Shtëpinë e Kryepeshkopit.
Takimi i dytë zyrtar është në orën 16:30 në Katedralen Notre Dame për takimin me komunitetin katolik.
Atje Papa Françesku do të mbajë fjalimin e tij të dytë.
Në fund të takimit ai do të transferohet në aeroport për t'u nisur drejt Brukselit në orën 18:15.
Mbërritja në bazën ajrore Melsbroek pritet në orën 19:10.
Në ceremoninë e mirëseardhjes do të mirëpriten sovranët e Belgjikës Filip dhe Matilda (Philippe dhe Mathilde).
Në orën 19:40 ai do të shkojë në Nunciaturë ku do të përmbyllë këtë ditë të parë të udhëtimit ndërkombëtar.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments