PAPA FRANÇESKU: GRATË KANË VENDIN E PARË NË ZHVILLIMIN NJERËZOR DHE SHPIRTËROR | JANË ATO QË E ÇOJNË NJË VEND PËRPARA; KANË FORCËN PËR TË DHËNË JETË; PËR TË NDËRTUAR E PËR TA BËRË NJË VEND TË RRITET.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Sep 7, 2024
- 1 min read
Port Moresbi, Papua Guinea e Re | Në fjalimin e tij drejtuar autoriteteve të Papua Guinesë së Re, Papa Françesku iu referua asaj që tha guvernatori i Përgjithshëm Bob Bofend Dadae për rolin e gruas në shoqëri, duke nënvizuar se janë ato që e çojnë një vend përpara.
Gratë kanë forcën për të dhënë jetë, për të ndërtuar, për të bërë një vend të rritet.
Të mos harrojmë gratë, të cilat zënë vendin e parë në zhvillimin njerëzor dhe shpirtëror.
“Shpresoj në veçanti që dhuna fisnore të pushojë, e cila fatkeqësisht shkakton shumë viktima, nuk i lejon njerëzit të jetojnë në paqe dhe pengon zhvillimin”, tha Papa Françesku.
Në fjalën e tij hyrëse, guvernatori Dadae tha: “Ne duam të njohim rolin e grave dhe t'i japim zë nevojës për mbrojtje. Femra nuk është thjesht një gjini, por një dhuratë e veçantë nga Zoti për të krijuar një komb, …”
“Shenjtëria Juaj, në një botë lakmie dhe çrregullimi, zëri juaj do të dëgjohet më mirë nga bota për të dashur dhe respektuar daljen e grave në një botë të lirë”, shtoi ai.
“Vetë akti me të cilin Zoti ia hoqi brinjën burrit për të krijuar gruan, ilustron marrëdhënien pa dallim midis gjinive si të barabarta, si dhe nevojën për të njohur dhe respektuar të drejtat e grave dhe për t'u dhënë fëmijëve, të moshuarve dhe më së shumti të pambrojturve në shoqërinë tonë respektin e duhur”, tha guvernatori.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments