PAPA FRANÇESKU I DHUROI NJË AMBULANCË TË TRETË NJË SPITALI NË UKRAINË | AMBULANCA DO TË SHËRBEJË SI QENDËR E LËVIZSHME RISHPIRTËZIMI NË SPITALIN QENDROR.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 28, 2024
- 1 min read
Vatikan | Papa Françesku i dhuron një ambulancë të tretë një spitali në Ukrainë.
Ajo do të udhëtojë tre mijë kilometra për të shkuar në veri të Detit të Zi në rrethin Zboriv, të rajonit të Ternopilit.
Ambulanca do të shërbejë si qendër e lëvizshme reanimimi në Spitalin Qendror.
Edhe një sasi e madhe barnash esenciale dhe jetëshpëtuese nga Farmacia e Vatikanit dhe Farmacia e Poliklinikës “Agostino Gemelli”, do të dërgohen atje.
Në rajonin e Ternopilit, për shkak të vazhdimit të luftës, çdo ditë mbërrijnë autokolona të shumta që transportojnë civilë dhe ushtarë të detyruar të ikin nga zona kufitare me Rusinë, ku armiqësitë janë më të përgjakshmet.
Kjo ambulancë do të jetë edhe një mjet për të mbështetur shpëtimtarët e personave të lënduar.
Atje, në emër të Papa Françeskut do të përurohet dhe Qendra e Rehabilitimit “Shën Gjon Pali II”, e ndërtuar në Dioqezën Katolike Romake të Kamyanets-Podilskyy, për rehabilitimin integral, fizik dhe psikologjik të atyre që kanë pësuar trauma lufte.
Qendra, si të tjera të ngjashme, të kërkuara nga Papa Françesku, u krijuan me kontributin e disa fondacioneve pontifikale, si Kisha në Nevojë dhe Fondacioni Papal.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments