PAPA FRANÇESKU: INVESTIMI NË INDUSTRINË E ARMATIMIT ËSHTË TË INVESTOSH PARE PËR TË VRARË NJERËZ | NE JEMI ÇMENDUR.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jan 19
- 1 min read

Vatikan | “Paraja jep më shumë kur investohet për të mirën e të tjerëve”, tha Papa Françesku, në audiencën në Fondacionin Katolik të Veronës.
Papa Françesku tha se sot ka një situatë shumë të keqe sa i përket investimeve.
“Në disa vende investimet që japin më shumë të ardhura janë fabrikat e armëve. Investimi për të vrarë, ne jemi të çmendur”, komentoi ai.
“Në vend të kësaj, kur e vëmë pasurinë në shërbim të njeriut, nuk mund të mos përfitojmë prej saj, duke promovuar gjithmonë të mirën e përbashkët”, tha ai.
Papa Françesku më pas ftoi Fondacionin që të mbjellë të ardhmen, që të mbjellë lumturi, dhe që të mbjellë paqe.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments