top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PAPA FRANÇESKU: JAM PRANË FAMILJEVE TË PENGJEVE IZRAELITE | BOLL ME LUFTË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 15, 2024
  • 2 min read

Vatikan | Papa Prançesku kujtoi në Engjëll (Angelus) historinë e tmerrshme të gjashtë pengjeve izraelitë të gjetur të vdekur nga ushtria gjatë sulmeve në një tunel të Hamasit, afër Rafahut.

 

Duke bërë një thirrje tjetër për t'i dhënë fund armiqësive në Gaza dhe më gjerë, ai shpreh afërsinë e tij me të gjitha familjet e pengjeve në duart e Hamasit që nga 7 tetori 2023, lirimin e të cilëve ai kërkon.

 

Mendoj për Hersh Goldberg-Polin, i gjetur i vdekur në fillim të shtatorit, së bashku me pesë pengje të tjerë, në Gaza”, tha Papa Françesku.

 

Në muajin nëntor të vitit të kaluar, takova nënën, Rashelin, e cila më goditi me humanizmin e saj.

 

Po ju shoqëroj në këtë moment. Lutem për viktimat dhe vazhdoj të jem pranë të gjitha familjeve të pengjeve”, tha Papa Françesku.

 

Fundi i konfliktit në Palestinë dhe Izrael! Le të ndalojë dhuna, le të ndalet urrejtja! Le të lirohen pengjet, të vazhdojnë negociatat dhe të gjenden zgjidhje paqeje”, tha Papa Françesku.

 

Papa Françesku na fton të mos harrojmë luftërat që përgjakën botën. Unë mendoj për Ukrainën e munduar, për Mianmarin, mendoj për Lindjen e Mesme. Sa viktima të pafajshme! Mendoj për nënat që humbën fëmijët në luftë. Sa jetë të rinjsh të shkurtuar”, tha Papa Françesku sërish me dhimbje.

 

Të premten e kaluar, në konferencën për shtyp në avionin që kthehej nga Singapori, në lidhje me konfliktin në Gaza Papa tha: “Ndonjëherë besoj se edhe një luftë është e tepërt. Shumë. Kërkoj falje që e thashë këtë - shtoi ai - por nuk konstatoj se po ndërmerren hapa për të bërë paqe”.

 

Dhe si shembull të pasojave tashmë të patolerueshme të kësaj lufte ai përmend fatin e gjashtë pengjeve të gjetur të vrarë, të cilët ngjallën emocione të forta jo vetëm në Izrael.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page