PAPA FRANÇESKU KALOI NJË NATË TË QETË DHE PO VAZHDON TERAPITË E TIJ | DJE U SHTRUA NË POLIKLINIKËN XHEMELI (GEMELLI) PËR NJË INFEKSION TË RRUGËVE TË FRYMËMARRJES.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Feb 15
- 1 min read

Vatikan | Papa Françesku kaloi një natë të qetë, në përputhje me tablonë klinike për të cilën u shtrua dje në Poliklinikën Xhemeli (Gemelli) në Romë.
Kjo është ajo që mësojmë nga disa burime të Vatikanit.
Të gjithë të qetë për shëndetin e Papa Françeskut.
Zëdhënësi Bruni, ta se Papa Françesku është i qetë dhe me humor të mirë.
Papa Françesku mbërriti dje në Poliklinikën Xhemeli (Gemelli) pothuajse pa frymë për shkak të vështirësive në frymëmarrje të lidhura me një tepricë të gëlbazës; me sa duket kura e bronkitit në shtëpi nuk kishte dhënë rezultatet e pritura.
Megjithatë, ka optimizëm për terapinë e re që filloi dje, menjëherë pas analizave dhe vërtetimit se Papa Françesku vuan nga një infeksion i rrugëve të frymëmarrjes.
“Papa Françesku, i shtruar në spital në Poliklinikën Xhemeli (Gemelli) kaloi një natë të qetë dhe fjeti mirë.
Këtë mëngjes ai hëngri mëngjes dhe lexoi disa gazeta”, bëri të ditur drejtori i zyrës së shtypit të Vatikanit, Matteo Bruni, duke shtuar se testet dhe terapitë vazhdojnë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Komentarji