top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PAPA FRANÇESKU: KISHA DUHET TË OFROJË MIKPRITJE DHE KUJDES PËR VIKTIMAT E ABUZIMIT SEKSUAL DHE TË ÇDO LLOJ ABUZIMI TJETËR; SIDOMOS PËR FËMIJËT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 25
  • 2 min read

Vatikan | Të ofrojmë viktimave dhe të mbijetuarve mikpritje dhe kujdes për plagët e shpirtit, në stilin e Samaritanit të Mirë.

 

Dëgjimi me veshin e zemrës, në mënyrë që çdo dëshmi të mos gjejë regjistra për të mbushur, por thellësitë e mëshirës nga të cilat do të rilindë”.

 

Ky është një nga angazhimet që kërkon Papa Françesku në mesazhin e dërguar pjesëmarrësve në Asamblenë Plenare të Komisionit Papnor për Mbrojtjen e të Miturve (24-28 mars 2025).

 

Dy angazhimet e tjera që Papa Françesku kërkon në mesazhin drejtuar Komisionit Papnor për Mbrojtjen e të Miturve janë:

1- Të rriten në punën e përbashkët me Dikasteritë e Kurisë Romake.

2- Të ndërtojmë aleanca me entitete jashtë kishës - autoritete civile, ekspertë, shoqata - në mënyrë që mbrojtja të bëhet një gjuhë universal.

 

Papa Françesku thekson në mesazh se shërbimi i çmuar i Komisionit - të cilin ai e themeloi më 22 mars të vitit 2014 dhe që kryesohet nga Kardinali Sean Patrick O'Malley, Kryepeshkop Emeritus i Bostonit - është si oksigjen për kishat lokale dhe komunitetet fetare, … .

 

Në strukturën e përditshme të punës suaj - veçanërisht në zonat më të pafavorizuara - merr formë një e vërtetë profetike: parandalimi i abuzimit nuk është një batanije për t'u përhapur mbi emergjencat, por një nga themelet mbi të cilat mund të ndërtohen komunitete besnike ndaj Ungjillit”, tha Papa Françesku.

 

Për këtë ju shpreh mirënjohjen time”, tha ai.

 

“Puna juaj - vëren Pap Françesku - nuk kufizohet në protokollet që do të zbatohen, por promovon masa mbrojtëse: trajnime që edukojnë, kontrollojnë që parandalojnë, dëgjim që rikthen dinjitetin.

 

Kur zbatoni praktika parandaluese, edhe në komunitetet më të largëta, po shkruani një premtim - thekson ai - se çdo fëmijë, çdo person vulnerabël, do të gjejë një mjedis të sigurt në komunitetin kishtar.

 

Ky është motori i asaj që duhet të jetë për ne një konvertim i plotë.

 

Në këto dhjetë vjet ju keni bërë një rrjet sigurie të rritet në Kishë. Shkoni përpara”, tha Papa Françesku.

 

Vazhdoni të jeni roje që rrinë vigjilentë derisa bota fle”, tha ai.

 

I botuar sot, mesazhi mban datën 20 mars 2025 Romë, Policlinico “A. Gemelli”.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page