
Vatikan | “Nesër shënon përvjetorin e tretë të luftës në shkallë të gjerë kundër Ukrainës: një përvjetor i dhimbshëm dhe i turpshëm për të gjithë njerëzimin”, tha Papa Françesku, i shtruar në Poliklinikën Xhemeli (Gemelli), në tekstin e tij për Engjëllin (Angelus), i cili, u botua sot me shkrim.
“Ndërsa rinovoj afërsinë time me popullin martir ukrainas - shton Papa Françesku - ju ftoj të kujtoni viktimat e të gjitha konflikteve të armatosura dhe të lutemi për dhuratën e paqes në Palestinë, në Izrael dhe në mbarë Lindjen e Mesme, në Mianmar, në Kivu dhe në Sudan”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments