PAPA FRANÇESKU: LUFTA ËSHTË E POSHTËR | MENDOJ PËR FËMIJËT E MASAKRUAR NË GAZA DHE BËJ APEL TË RI PËR PAQE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Nov 1, 2024
- 1 min read

Vatikan | Apeli i ri i Papës për paqe: “Ne lutemi për Ukrainën e torturuar, lutemi për Palestinën, Izraelin, Libanin, Mianmarin, Sudanin e Jugut dhe për të gjithë popujt që vuajnë nga luftërat”, tha ai në Angelus.
“Vëllezër dhe motra lufta është gjithmonë disfatë, gjithmonë. Dhe është e turpshme sepse është triumfi i gënjeshtrës, i falsitetit.
Ne kërkojmë interesin maksimal për veten dhe dëmin maksimal për kundërshtarin, duke nëpërkëmbur jetë njerëzish, mjedisin dhe infrastrukturat, gjithçka dhe gjithçka e maskuar me gënjeshtra.
Të pafajshmit vuajnë: mendoj për 153 gra dhe fëmijë të masakruar ditët e fundit në Gaza”, tha Papa Françesku.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments