top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PAPA FRANÇESKU: LUFTËRAT DHE EGOIZMI KËRCËNOJNË PROJEKTET E TË RINJVE | PAPA FRANÇESKU DHA MESAZH NGA SPITALI XHEMELI (GEMELLI) PËR DITËN E VOKACIONEVE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 19
  • 2 min read

Vatikan | Papa Françesku ka dërguar sot mesazhin e tij nga Poliklinika Xhemeli (Gemelli) për Ditën e Vokacioneve, e cila, do të festohet më 11 maj 2025.

 

Në kohën tonë, shumë të rinj - shkruan Papa - ndihen të humbur përballë së ardhmes.


Ata shpesh përjetojnë pasiguri në lidhje me perspektivat e punës dhe, më thellë, një krizë identiteti që është një krizë kuptimi dhe vlerash dhe që konfuzioni dixhital e bën edhe më të vështirë tejkalimin.


Padrejtësitë ndaj të dobëtve dhe të varfërve, indiferenca e mirëqenies egoiste, dhuna e luftës - nënvizon Papa Françesku - kërcënojnë projektet e një jete të mirë që kultivohen në shpirt.


Megjithatë Zoti, që njeh zemrën e njeriut, nuk na braktis në pasiguri, përkundrazi, dëshiron të frymëzojë tek secili ndërgjegjen e të qenit i dashur, i thirrur dhe i dërguar si pelegrin i shpresës.


Për këtë arsye, ne anëtarët e rritur të Kishës, veçanërisht pastorët, nxitemi të mirëpresim, dallojmë dhe shoqërojmë rrugëtimin profesional të brezave të rinj.


Të dashur të rinj - lexojmë më tej në mesazhin e Papa Françeskut - shpresa te Zoti nuk zhgënjen, sepse Ai udhëheq çdo hap të atyre që ia besojnë veten Atij duke qenë dishepujt-misionarë të tij”.

 

Të dashur të rinj - vazhdon Papa Françesku, duke iu drejtuar atyre që kërkojnë të kuptojnë se cili është vokacioni i tyre - bota ju shtyn të bëni zgjedhje të nxituara, t'i mbushni ditët tuaja me zhurmë, duke ju penguar të përjetoni një heshtje të hapur ndaj Zotit, që i flet zemrës.


Ki guximin të ndalosh, dëgjo brenda vetes dhe pyet Zotin se çfarë ëndërron për ty.


Heshtja e lutjes është e domosdoshme për të lexuar thirrjen e Zotit në historinë e vet dhe për të dhënë një përgjigje të lirë dhe të vetëdijshme”.

 

Kisha ka nevojë për pastorë, fetarë, misionarë, bashkëshortë që dinë t’i thonë ‘po’ Zotit me besim dhe shpresë”, përfundon Papa Françesku.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page