Vatikan | Papa Françesku ka mbërritur në Papua Guinenë e Re, ndalesa e dytë në udhëtimin e tij në Azi dhe Oqeani.
Avioni me Papën, i ardhur nga Xhakarta, u ul në aeroportin e kryeqytetit Port Moresbi (Moresby).
Pas ceremonisë së mirëseardhjes në aeroport, në prani të zv.kryeministrit, Papa Françesku do të kalojë në Nunciaturën Apostolike, pa asnjë angazhim tjetër të planifikuar për ditën e sotme.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários