
Vatikan | “Shpallja e faljes është një detyrë thelbësore e dhjakut. Ai është në fakt një element i domosdoshëm për çdo rrugëtim kishtar dhe kusht për çdo bashkëjetesë njerëzore”, deklaroi Papa Françesku në predikimin e përgatitur për meshën e drejtuar sot në mëngjes në vendin e tij në Bazilikën e Vatikanit, me rastin e Jubileut të Diakonëve, nga Kryepeshkopi Rino Fisiçela (Fisichella), proprefekt i Dikasterit për Ungjillëzimin dhe delegat i Papës për organizimin e Vitit të Shenjtë.
“Për t’u rritur së bashku, duke ndarë dritat dhe hijet, sukseset dhe dështimet e njëri-tjetrit, është e nevojshme të dimë të falim dhe të kërkojmë falje, duke rilidhur marrëdhëniet dhe të mos përjashtojmë nga dashuria edhe ata që na godasin dhe na tradhtojnë”, thotë Papa Françesku në predikim, të lexuar nga Imzot Fiziçela.
“Një botë ku ka vetëm urrejtje për kundërshtarët është një botë pa shpresë, pa të ardhme - paralajmëron ai - e destinuar të copëtohet nga luftërat, përçarjet dhe hakmarrjet e pafundme, siç e shohim fatkeqësisht edhe sot, në shumë nivele dhe në pjesë të ndryshme të botës”.
“Të falësh, pra, do të thotë të përgatitësh një shtëpi mikpritëse, të sigurt për të ardhmen, brenda nesh dhe në komunitetet tona”, tha ai.
“Dhjaku, i investuar personalisht me një shërbesë që e çon në periferitë e botës, është i përkushtuar të shohë - dhe t'i mësojë të tjerët të shohin - te secili, edhe tek ata që bëjnë gabime dhe shkaktojnë vuajtje, një motër dhe një vëlla të plagosur në shpirtin e tyre, dhe për këtë arsye më shumë se kushdo në nevojë për pajtim, udhëzim dhe ndihmë.
“Gjatë liturgjisë Imzot Fisiçela gjithashtu shërbeu në emër të Papës në shugurimin e 23 dhjakëve të rinj: tre italianë, tre meksikanë, tre spanjollë, gjashtë kolumbianë, tre amerikanë, dy polakë, një francez dhe dy brazilianë”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios