PAPA FRANÇESKU: NUK KA VEND PËR ABUZIME SEKSUALE NDAJ FËMIJËVE NË KISHË | U BËJ THIRRJE PESHKOPËVE TË MOS I MBULOJNË ABUZUESIT SEPSE ATA DUHET TË GJYKOHEN.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Sep 29, 2024
- 1 min read
Vatikan | Papa na ftoi të mendojmë kur të vegjlit skandalizohen, lëndohen, abuzohen.
Ai e tha këtë në predikimin e meshës në Bruksel, duke kujtuar fjalët e viktimave që takoi.
“E kam ndjerë vuajtjen e tyre si njerëz të dhunuar dhe e përsëris këtu: në Kishë ka vend për të gjithë, për të gjithë, për të gjithë, por nuk ka vend për abuzim, për mbulim të abuzimit.
I kërkoj peshkopëve: mos e mbuloni abuzimin”, tha Papa Françesku, i pritur me duartrokitje të gjata nga stadiumi.
“E keqja nuk mund të fshihet, ajo duhet të dalë në shesh me guxim. Papa kërkon që abuzuesit të gjykohen, qoftë laikë, priftërinj apo peshkopë”, tha ai.
“Ai i viktimave është një vajtim që ngrihet në qiell dhe na bën të turpëruar”, tha Papa Françesku.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments