top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

PAPA FRANÇESKU NË LIBRIN AUTOBIOGRAFIK: NË IRAK NË VITIN 2021 I SHPËTOVA NJË SULMI TË DYFISHTË | DY KAMIKAZË PLANIFIKUAN TË HIDHNIN VETEN NË ERË PRANË MEJE.

Vatikan | Gjatë udhëtimit të tij në Irak në vitin 2021, Papa Françesku i shpëtoi një sulmi të dyfishtë.

 

Kjo është ajo që del nga një vrojtim i autobiografisë së Papa Françeskut, “Spera”, shkruar me z. Karlo (Carlo) Musso, e cila, do të botohet më 14 janar nga Mondadori.

 

Pothuajse të gjithë më këshilluan kundër atij udhëtimi, i cili, do të ishte i pari për një Papë në vargun e Lindjes së Mesme, e shkatërruar nga dhuna ekstremiste dhe përdhosjet xhihadiste”, kujton Papa Françesku në një vrojtim të botuar nga gazeta italiane Korrieri i Mbrëmjes (Corriere della Sera) në ditën e ditëlindjes së tij të 88-të.

 

Covid-19 ende nuk e kishte liruar plotësisht kontrollin e tij, madje edhe nunci i atij vendi, Imzot Mitja Leskovar, sapo kishte rezultuar pozitiv për virusin dhe mbi të gjitha, çdo burim nënvizonte profile shumë të larta të rrezikut të sigurisë, aq sa sulmet e përgjakshme kishin shkatërruar edhe në prag të nisjes. Por doja t'i shkoja deri në fund. Ndjeva se duhej”.

 

Policia, thotë gjithashtu Papa Françesku, kishte alarmuar Xhandarmërinë e Vatikanit për informacionin e marrë nga shërbimet sekrete angleze: një grua e mbushur me eksploziv, një kamikaz i ri, po shkonte në Mosul për të hedhur veten në erë gjatë vizitës papale.

 

Dhe një furgon gjithashtu ishte nisur me të njëjtin qëllim. Udhëtimi vazhdoi. Pas vizitës në Mosul, pyeta xhandarmërinë se çfarë dihej për dy sulmuesit, komandanti u përgjigj në mënyrë lakonike: “Ata nuk janë më këtu”.

 

Policia irakiane i kapi dhe i hodhi në erë. Edhe kjo më goditi shumë. Edhe ky ishte fryti i helmuar i luftës.

 

Në një tjetër pamje paraprake të intervistës dhënë për gazetën italiane Repubblica, Papa Françesku flet për fëmijërinë e tij në barrio Flores të Buenos Aires, ku laikët dhe priftërinjtë si At Pepe jetojnë dhe dëshmojnë për Ungjillin çdo ditë, në mesin e të braktisurve të një ekonomie që vret.

 

Ata që thonë se feja është opiumi i njerëzve - shkruan Bergolio - një përrallë qetësuese për t'i larguar njerëzit, do të bënin mirë që fillimisht të bënin një xhiro nëpër vila: do të shihnin se si, falë besimit dhe atij angazhimi baritor e qytetar, ata kanë përparuar në mënyrë të paimagjinueshme, pavarësisht vështirësive të mëdha. Do të përjetonin gjithashtu një pasuri të madhe kulturore. Do të shihnin nga dora e parë se, ashtu si besimi, çdo shërbim është gjithmonë një takim dhe se jemi ne mbi të gjitha ata që mund të mësojmë shumë nga të varfërit”.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

コメント

5つ星のうち0と評価されています。
まだ評価がありません

評価を追加
bottom of page