PAPA FRANÇESKU: PAQJA ËSHTË E QËNDRUESHME VETËM NËSE NIS NGA FALJA.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Aug 7, 2024
- 1 min read
Vatikan | “Paqja mund të jetë e vërtetë dhe e qëndrueshme vetëm nëse nis nga zemrat e penduara dhe të falura”, tha Papa Françesku në predikimin e tij të Veskës në Shën maria Madhështore (Santa Maria Maggiore), në kremtimet e të ashtuquajturës “mrekullia e borës”, duke nënvizuar se falja bën paqe.
“Sidomos gjatë vitit të ardhshëm, Vitit të Shenjtë të Jubileut, do të ketë shumë pelegrinë që do të vijnë në këtë Bazilikë për t'i kërkuar Nënës një bekim.
Sot jemi mbledhur këtu si një lloj pararoje dhe kërkojmë ndërmjetësimin e tij për qytetin e Romës, qytetin tonë dhe për mbarë botën, veçanërisht për paqen: paqen e vërtetë dhe të qëndrueshme - nënvizoi Papa - vetëm nëse fillon nga zemrat e penduara dhe zemrat e falura.
Falja bën paqe, sepse, është qëndrimi shumë fisnik i Zotit: të falësh”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
تعليقات