top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PAPA FRANÇESKU PRITI NË VATIKAN ENDRIJ JERMAKUN (ANDRIY YERMAK): KREUN E ZYRËS SË PRESIDENTIT TË UKRAINËS VOLODIMIR ZELENSKI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 8, 2024
  • 1 min read

Vatikan | Ndërtimi i shtigjeve konkrete drejt paqes është ndër prioritetet e Papa Françeskut, i cili po përgatitet të marrë pjesë - Papa i parë në histori - në G7-të, që do të mbahet javën e ardhshme në Pulia.

 

Papa duhet të jetë në Borxho Enjacia (Borgo Egnazia) të premten më 14 qershor 2024, vetëm për disa orë, edhe pse Vatikani nuk i ka zyrtarizuar ende detajet e pranisë së Papës.

 

Papa Françesku do të flasë për inteligjencën artificiale por është e qartë se ai do të sjellë kërkesën e tij tek udhëheqësit e botës për të zbatuar çdo masë të mundshme për paqen.

 

Sot, megjithatë, në qendër të vëmendjes ishte Ukraina, pasi Papa priti në Vatikan Endrij Jermakun (Andriy Yermak), kreun e Zyrës së presidentit të Ukrainës Volodimir Zelenski.

 

“Ishte një bisedë e rëndësishme, unë e informova Shenjtërinë e Tij për filozofinë e Formulës së Paqes të presidentit Zelenski, duke shpjeguar se kjo është e vetmja rrugë për një paqe të drejtë”, shpjegoi z. Jermak (Yermak).

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page