Vatikan | “Unë po ndjek atë që po ndodh në Siri në këtë moment delikat të historisë së saj. Shpresoj se do të arrihet një zgjidhje politike, e cila, pa konflikte dhe ndarje të mëtejshme, promovon me përgjegjësi stabilitetin dhe unitetin e vendit”, tha Papa Françesku, në fund të audiencës së përgjithshme, duke siguruar lutjet e tij në mënyrë që populli sirian të jetojë në paqe dhe siguri në tokën e tij të dashur.
Më në fund pati një thirrje: “Fetë e ndryshme mund të ecin së bashku në miqësi dhe respekt të ndërsjellë për të mirën e atij kombi të goditur nga kaq shumë vite luftë”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments