PAPA: GAZA ËSHTË E RRASKAPITUR DHE ASKUSH NUK MUND TA NDALOJË NDIHMËN PËR TË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 9, 2024
- 1 min read
Vatikan | “Pasnesër në Jordani do të mbahet një konferencë ndërkombëtare për situatën humanitare në Gaza e thirrur nga Mbreti i Jordanisë, presidenti i Egjiptit dhe sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara”, kujtoi Papa Françesku gjatë Engjëllores (Angelus).
“Ndërsa i falënderoj për këtë iniciativë të rëndësishme, inkurajoj komunitetin ndërkombëtar që të veprojë urgjentisht me çdo mjet për të ndihmuar popullsinë e rraskapitur nga lufta të Gazës.
Ndihma humanitare duhet të jetë në gjendje të arrijë tek ata që kanë nevojë dhe askush nuk mund ta pengojë atë”, tha Papa Françesku.
“Dje ishte përvjetori i dhjetë i Thirrjes së Paqes në Vatikan, gjatë të cilit ishin presidenti izraelit, i ndjeri Shimon Peres dhe presidenti palestinez Abu Mazen”, tha Papa.
“Ai takim - nënvizoi Papa Françesku - dëshmon se shtrëngimi i duarve është i mundur dhe se për të bërë paqe duhet guxim, shumë më tepër guxim sesa për të bërë luftë.
Prandaj inkurajoj negociatat e vazhdueshme ndërmjet palëve të cilat nuk janë të lehta.
Dhe shpresoj që propozimet e paqes për një armëpushim në të gjitha frontet dhe për lirimin e pengjeve do të pranohen menjëherë për të mirën e palestinezëve dhe izraelitëve.”
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit