PAPA: INVESTIMET QË JAPIN MË SHUMË TË ARDHURA JANË FABRIKAT E ARMËVE DHE KONTRACEPTIVËT | DISA SHKATËRROJNË JETËN: TË TJERAT PARANDALOJNË JETËN.
- Agjencia Telegrafike Vox
- May 10, 2024
- 2 min read
Vatikan | Lindshmëria (nataliteti) mbetet një nga problemet qendrore për Italinë dhe Evropën, me djepe bosh dhe më pak shpresë për të ardhmen.
Papa Françesku foli për normën e natalitetit dhe u kërkoi qeverive një angazhim më të madh dhe politika të guximshme për të siguruar që çiftet e reja - sot të rrethuar nga pasiguria dhe vështirësitë për të marrë me qira ose për të blerë një shtëpi - të mos heqin dorë nga e pasura e fëmijëve.
“Për shembull, është e nevojshme të vendoset një nënë në pozicionin që nuk duhet të zgjedhë midis punës dhe kujdesit për fëmijët e saj”, është apeli i Papës.
Por Papa Françesku drejton gishtin edhe nga biznesi i kontraceptivëve.
“Ka një fakt që më tha një studiues i demografisë. Për momentin investimet që japin më shumë të ardhura janë fabrika e armëve dhe kontraceptivët. Disa shkatërrojnë jetën. Të tjerat parandalojnë jetën. Dhe këto janë investimet që na japin më shumë të ardhura”, tha Papa Françesku.
Papa u prit në auditor me duartrokitje të mëdha. Nga ana tjetër, hyrjet janë blinduar rëndë mëngjesin e sotëm dhe masat e sigurisë janë forcuar pas protestave të djeshme kundër ministres Euxhenia Roçela (Eugenia Roccella).
Papa në fjalën e tij përsëriti se jeta e njeriut nuk është problem, por dhuratë, dhe hodhi poshtë ato teori që planeti kërcënohet nga rritja e popullsisë.
“Problemi i botës sonë nuk janë fëmijët që lindin: është egoizmi, konsumizmi dhe individualizmi, që i bëjnë njerëzit të ngopur, të vetmuar dhe të pakënaqur.”
Dhe flet për ato shtëpitë e mbushura me sende, edhe për qentë e macet - ata nuk mungojnë kurrë, ndërsa fëmijët mungojnë.
Papa Françesku: Gjyshërit e hedhur poshtë është vetëvrasje kulturore.
Papa Françesku lëshon një paralajmërim për institucionet: “Italia po humbet gradualisht shpresën e saj për të ardhmen, si pjesa tjetër e Evropës: Kontinenti i Vjetër po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një kontinent të vjetër, të lodhur dhe të dorëhequr, aq i përkushtuar për të ekzorcuar vetminë dhe ankthin e duke mos qenë më në gjendje të shijojë, në qytetërimin e dhuratës, bukurinë e vërtetë të jetës.”
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit