PAPA IU DREJTUA RINISË: SHOQËRIA ËSHTË E NDOTUR NGA LAJMET E RREME DHE NGA PROPAGANDA | KTHEHUNI NË REALITET.
- Agjencia Telegrafike Vox
- May 26, 2024
- 1 min read
Vatikan | Papa Françesku fton përgjegjësit për shërbimin e rinisë që t'i kthejnë të rinjtë në jetën reale.
“Ne jetojmë në një shoqëri që është e ndotur nga lajmet e rreme, ku profilet personale shpesh ndryshohen ose falsifikohen, ku krijohen identitete alternative, aftësia dalluese synon të jetë një rrugë autenticiteti për të rinjtë: të ikin nga identitetet artificiale dhe të zbulojnë identitetin e tyre të vërtetë”, tha Papa Françesku në audiencën me pjesëmarrësit në Kongresin Ndërkombëtar Pastoral Rinor të promovuar nga Dikasteri për Laikët, Familjen dhe Jetën.
Për Papën është koha për t’u bërë të vërtetë para vetes, para të tjerëve dhe përpara Zotit.
Është e rëndësishme të vazhdojmë të dëgjojmë të rinjtë. Dëgjimi i vërtetë, i cili nuk mbetet në gjysmë të rrugës, ose thjesht fasadë.
Të rinjtë nuk duhet të shfrytëzohen për të zbatuar idetë e vendosura tashmë nga të tjerët, ose që nuk u përgjigjen realisht nevojave të tyre.
Të rinjtë duhet të jenë të përgjegjshëm, të përfshirë në dialog, në planifikimin e aktiviteteve, në vendime.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit