top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PAPA: NE KLERIKËT NDONJËHERË JETOJMË NË REHATI NDËRSA NJERËZIT VUAJNË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 11, 2024
  • 1 min read

Vatikan, Itali | Papa do një kishë që të jetë më e aftë për të qenë pranë njerëzve: “Kur jam me administratën, po bëj atë që duhet të bëj, por kur jam me njerëzit, është diçka tjetër”, tha ai.

Njerëzit vuajnë shumë, ne klerikët ndonjëherë jetojmë në rehati... duhet të shohim punën, vuajtjet e njerëzve”, tha ai.

Këtë e ka deklaruar Papa në një intervistë për të përjavshmen Kredere (Credere).

Në bisedën me drejtorin e gazetës, Don Vinçenso (Vincenzo) Vitale, Papa Françesku flet edhe për lëvizjet kishtare.

Ka përvoja baritore që u flasin njerëzve të thjeshtë, ka edhe realitete të sofistikuara, që nuk mbërrijnë, lëvizje që janë pak të holla dhe që priren të formojnë një ekclesiola njerëzish që ndihen superiorë”, tha ai.

Për gratë: “Të hapësh punën në Kuria (Curia) për gratë është e rëndësishme”, shpjegoi ai.

Së fundi ai qetëson për gjendjen e tij shëndetësore: “Kisha qeveriset me kokë, jo me këmbë”.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page