PAPA NËN PRESION NDRYSHOI QËNDRIM | ZYRA E SHTYPIT E VATIKANIT THA SE PAPA NUK KA DASHUR TË FYEJË ASKËND.
- Agjencia Telegrafike Vox
- May 28, 2024
- 1 min read
Vatikan | “Papa Françesku është në dijeni të artikujve të botuar së fundmi për një bisedë, me dyer të mbyllura, me peshkopët e CEI.
Siç ka thënë në disa raste në Kishë ka vend për të gjithë, për të gjithë! Askush nuk është i kotë, askush nuk është i tepërt, ka vend për të gjithë.
Ashtu siç jemi, të gjithë ne.
Papa asnjëherë nuk ka pasur për qëllim të ofendojë apo shprehet me terma homofobikë dhe u kërkon falje atyre që janë ndjerë të ofenduar nga përdorimi i një termi të raportuar nga të tjerët”, ka deklaruar zyra e shtypit e Vatikanit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit