top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PAPA: QEVERITARËT DUHET TË SHMANGIN KONFLIKTIN DHE TË KËRKOJNË VENDOSMËRISHT PAQEN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 23, 2024
  • 2 min read

Vatikan | Pas Engjëllit, Papa kërkoi të lutemi për Ukrainën, Palestinën, Izraelin dhe Republikën Demokratike të Kongos.

 

Kujtoi edhe fratin françeskan Manuel Blanko (Blanco), i cili u nda nga jeta dy ditë më parë, në Romë.

 

Shumë rrëfyes dhe predikatarë si ai, kujtoi Papa, e nderojnë Kishën e Romës.

 

Papa Françesku vazhdoi të kërkojë lutje për paqen, në përfundim të Engjëllit të Tënzot.

 

I kërkoi dy herë për Ukrainën e martirizuar, që vuan kaq shumë e më pas, për veriun e Republikës Demokratike të Kongos si dhe për Palestinën dhe Izraelin.

 

Papa shikoi një flamur që valëvitej ndërmjet besimtarëve të Izraelit, në Sheshin e Shën Pjetrit dhe kujtoi se e pa edhe këtë mëngjes të varur në një ballkon, ndërsa kthehej nga Kisha e Dyzet Martirëve dhe e Shën Pashkualit Baylon, në zonën Trastevere të Romës: “Është thirrje për paqe!”, tha Papa Françesku.

 

Të shmangim çdo veprim që nxit konfliktin: Papa kërkoi edhe ndërmjetësimin e Shpirtit Shenjt mbi të fuqishmit e tokës, që paqja të mund të diskutohet.

 

“Shpirti Shenjt i ndriçoftë mendjet e pushtetarëve, u dhëntë mençurinë dhe ndjenjën e përgjegjësisë, për të shmangur çdo veprim apo fjalë që nxit konfliktin e, në vend të tij, të synojnë vendosmërisht zgjidhjen paqësore të konflikteve”, tha Papa Françesku.

 

Kujtimi i Atë Manuel Blankon (Blanco): Nga dritarja e Pallatit Apostolik Françesku më pas kujtoi edhe rrëfyesin e tij, Atë Manuel Bianco-n, françeskan i Urdhërit të Fretërve të Vegjël, i cili ndërroi jetë në mesnatën ndërmjet së enjtes 20, dhe mëngjesit të së premtes, 21 qershor, në moshën 85-vjeçare.

 

Atë Manueli jetoi në Kishën e Shën Dyzet Martirëve dhe të Shën Pashk Bailonit. Papa e quajti epror, rrëfyes, njeri i këshillit.

 

Duke e kujtuar atë - pohoi - do të doja të kujtoja shumë vëllezër françeskanë, rrëfyes e predikatorë, që e nderuan dhe vazhdojnë ta nderojnë Kishën e Romës.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page